Tapitë për 1378 shtëpi pa leje
Gazeta vijon botimin e listave zyrtare me emrat e kryefamiljarëve që do të marrin tapitë për ndërtimet pa leje. Sot do të botohen tabelat e ALUZNI-t për zonat më problematike të legalizimeve. Në zonën e ish-kënetës në Durrës do të botohen emrat e 417 kryefamiljarëve, të cilët marrin tapitë për pronat e tyre. Gjithsesi në bllokun 8, 9, 10, 11 do të legalizohen 151.977 metra katrorë ndërtime. Në Vlorë marrin tapitë 223 kryefamiljarë në zonat f10-g10, me një sipërfaqe ndërtesash prej 77.679 metra katrorë. Po në Vlorë në zonën h-14 do të marrin tapitë 53 persona për 2282 metra katrorë ndërtime, ndërsa në zonën m13-n13 do të marrin tapitë 50 persona dhe do të legalizohen 20.465 metra katrorë ndërtime. Një zonë tjetër interesante është ajo e Qafë-Gjashtës në Sarandë. Gazeta boton sot emrat e 96 familjeve që marrin tapitë dhe legalizojnë 46.432 metra katrorë ndërtime. Një ndër zonat më të mëdha është ajo e Bathores. Sot në gazetë botohen emrat e bllokut të tretë të kësaj zone me 164 familje dhe 75.846 metra katrorë ndërtime, në bllokun e katërt 146 familje do të marrin tapitë për 67.066 metra katrorë ndërtime, në bllokun e pestë janë 63 familje që do të legalizojnë 27.529 metra katrorë ndërtime dhe në bllokun e tetë 156 familje dhe legalizohen 69.377 metra katrorë ndërtime. Në total, gazeta sot boton emrat e 1378 kryefamiljarëve që marrin tapitë për pronat e tyre ndërtuar pa leje. Në total legalizohen 538.653 metra katrorë ndërtime.