E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: I dashur Real, harroje Zaraten

Igli Tare, sulmuesi shqiptar i Lacios, i cili vetëm pak kohë më parë i vari këpucët në gozhdë, për të kaluar prapa tavolinës si drejtor teknik i skuadrës romane, i jep një përgjigje të prerë gjigandëve të Real Madrid, Zarate-Milito.

Lacio-Xhenoa është pak ditë para sfidës mes tyre, por mbi të gjitha “Novantesimo.it” ka botuar prononcimin ekskluziv të dikujt që nga bomberat merr vesh mirë.

Bëhet fjalë për Igli Taren, menaxherin dhe ish-qendërsulmuesin e Lacios, që dha përshtypjet e tij për sa i përket kësaj sfide: “Sfida nuk do të zhvillohet vetëm me Zarates e Militos, Lacio ka të tjerë sulmues të mëdhenj si Pandev e Roki, të cilët mund të vendosin ndeshjen në çfarëdo momenti”.

Argjentinasit janë dy sulmues të mëdhenj, të cilët Maradona nuk i mori në konsideratë për ndeshjen e tij të parë: “Të mos harrojmë që Argjentina ka favorin e të pasurit të shumë sulmuesve cilësorë... Ata duhet vetëm të vazhdojnë të demonstrojnë cilësitë që kanë dhe sigurisht do ta kenë edhe mundësinë e tyre”.

Një mundësi, Zarates do t’ia jepte me kënaqësi edhe Reali i Madridit, por Tare nga bomber transformohet në mbrojtës: “As që bëhet fjalë. Mauro nuk do të lëvizë nga Roma, kemi zgjidhje për ta mbajtur këtu, pra është lojtar i yni”.

Asnjë hezitim edhe në polemikën ku ai ishte protagonist bashkë me shokun e skuadrës, Sivlijan: "Absolutisht, ata të dy u sqaruan menjëherë, për më tepër ishte një histori e sajuar nga shtypi, sepse Sebastiano nuk i referohej vetëm Zarates në diskutimin e tij, por dëshironte të përfshinte sjelljen e të gjithë skuadrës”.

Kapitulli merkato; Kribari pëlqehet në Rusi, te Lacio mund të kalojë Paskuale: “Na bëhet qejfi që Kribari vlerësohet, por ne kemi ndërmend ta mbajmë.

Edhe për këtë arsye nuk na intereson Paskual, sepse mbrojtja jonë është shumë në rregull kështu. Sidoqoftë, në dhjetor do të diskutojmë më në detaje, për të vendosur se si do të ndërhyjmë në merkato”.

Në fund flet edhe për “Pankina e artë”: “Më se e merituar nga Mançini, me gjithë ato që ka fituar..."; dhe për Derbin e Italisë: “Do të jetë një ndeshje fantastike mes dy skuadrave, që së bashku me Milanin do të luftojnë deri në fund mes tyre për titullin kampion. Por nuk përjashtoj surpriza...".



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›