E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta do 3 pikët ndaj Dinamos

Teuta-Dinamo është një nga sfidat interesante të këtij fillimi të Fazës të Dytë.

Dinamo mbërrin në Durrës me qëllimin për të rikonfirmuar se do të jetë edhe ajo një rivale e fortë në rrugën për titullin kampion, ndërsa vendasit, jo vetëm do të synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, por një fitore do t’u shërbente atyre për të “inauguruar” stadiumin e tyre “Niko Dovana” të sapo rikonstruktuar.

I këtij mendimi ka qenë dhe kapiteni i ekipit durrsak, Genti Gjondeda. “Kemi një peshë shumë të madhe në këtë takim, pasi është ndeshja e parë në ‘Niko Dovana’.

Duhet filluar me fitore”, do të nënvizonte kapiteni i Teutës. Në fazën e parë, durrsakët ia dolën të rrëmbejë një pikë të çmuar në “Selman Stërmasi”, pas atij barazimi 0-0 me Dinamon, në debutimin e parë të kroatit Zlatko Daliç në pankinën e kampionëve në fuqi. Më interesant e bën këtë takim, fakti se skuadrat ndahen në renditje me 1 pikë: 17, Dinamo; 16, Teuta.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›