Tirana-Vllaznia, dyndje tifozësh shkodranë

Por ajo që e zbukuron një sfidë të tillë është tifozeria. Dhe nëse luan Vllaznia, kjo e fundit është thuajse e garantuar.
Pikërisht për faktin se tifozeria e ka traditë të udhëtojë për të parë skuadrën e saj të zemrës në përballjet e saj me skuadrat kryeqytetase.
Dhe gjithmonë kanë mundur të krijojnë një dekor mjaft të bukur në shkallët e stadiumit. Mësohet se numri i fansave shkodranë në Tirana-Vllaznia do të jetë i madh.
Kjo për vetë faktin se një dyndje tifozësh ka planifikuar të udhëtojë në mënyrë të organizuar ose jo në drejtim të kryeqytetit për të qenë pranë idhujve të tyre në një ndeshje të një rëndësie të tillë.
Ndërsa tashmë është rikonfirmuar se kësaj supersfide do t’i mungojë bomberi shkodran, Vioresin Sinani. Po ashtu edhe Albert Kaçi është i pamundur për të luajtur, për shkak të dëmtimit. Lajm i mirë do të jetë rikthimin në fushë i Suad Licit.