Tare dhe Bogdani në fushë, por të dy "sulmohen" nga mediat
Igli Tare dhe Erjon Bogdani janë kthyer në fushën e lojës dje, në ndeshjet e Serisë A, por asnjëri nuk ka arritur të jetë deciziv për skuadrën e tij. Tare ka bërë një prej paraqitjeve të rralla të këtij sezoni si titullar, në takimin që Lacio kishte me Sienën në "Olimpiko" të Romës. Trajneri Delio Rosi i besoi një vend në formacion futbollistit shqiptar, pasi po mendonte për ndeshjen e mesjavës në Kupën e Italisë, aktivitet që ka marrë përparësinë për bardhekaltrit, pasi ata mendojnë se kjo është mënyra më e sigurt për të marrë pjesë në Kupat e Evropës, në edicionin e ardhshëm. Tare u dallua më shumë për ndihmën e tij në mesfushë gjatë pjesës së parë dhe për mënyrën se si ndihmoi skuadrën në minutat e fundit, duke u zhvendosur në mbrojtje gjatë goditjeve standarde. Por një gjë e tillë nuk rezultoi e suksesshme për sulmuesin shqiptar në përfundim të 90 minutave, që u mbyllën me rezultatin 1-1. Mediat italiane e kanë cilësuar paraqitjen e Tares të dobët, duke u bazuar në lojën ofensive që ai dhuroi gjatë ndeshjes. Ai është vlerësuar vetëm me notën 5.5, por edhe këtë falë ndihmës që i dha manovrës në mesfushë dhe jo për rrezikun që solli në portën e Sienës.
Nëse Tare ka marrë një notë kaluese, më e keqe ka qenë paraqitja e Erjon Bogdanit, i cili është aktivizuar si zëvendësues në ndeshjen që Livorno ka humbur 2-1 në shtëpi përballë Kaljarit. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 53-të të ndeshjes, me shpresën se do të vinte në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Por, ai nuk ka qenë asnjëherë i rrezikshëm para portës, duke u vlerësuar vetëm me notën 5. Sipas mediave italiane, forma jo e mirë që po kalon ai gjatë kësaj periudhe, ka bërë që Kamolese ta ulë në stolin e rezervave, në një sezon që mund të cilësohet si i dështuar për futbollistin kuqezi. Bogdani është i huazuar te Livorno nga Kievo, por duket se do të kërkojë një tjetër sistemim për sezonin e ardhshëm, edhe për faktin se ekipi i tij aktual është i fundit në Serinë A dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.