E Diel, 1 Nëntor 2026

Tare, vetëm 360 sekonda për kapitenin e Kombëtares ndaj Atalantës

Albania-Sport - Kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Igli Tare, i cili u detyrua të ndërrohej për shkak të një problemi muskular në humbjen në miqësoren me Maqedoninë të mërkurën, ka gjetur vend vetëm për 4 minuta në ndeshjen që skuadra e tij italiane, Lacio, ka zhvilluar në fushën e Atalantës.
Vetëm 360 sekonda janë rezervuar nga trajneri i skuadrës kryeqytetase, Delio Rosi, në barazimin pa gola që Lacio ka arritur në fushën e Atalantës, në një ndeshje që u luajt pa praninë e tifozëve. Tare ka zëvendësuar Tomaso Rokin në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt dhe ka luajtur për 4 minutat në vijim, deri në fishkëllimen finale të gjyqtarit.
Me këtë barazim skuadra e shtatlartit shqiptar ngjitet në kuotën e 31 pikëve, por zbret me një vend, në atë të pestin e renditjes së Serisë A, pasi kapërcehet nga Empoli, që mundi të dielën Palermon në fushën e kësaj të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›