Shqipëri-Kosovë, marrëveshje 1-vjeçare për energjinë
Shqipëria do shkëmbejë me Kosovën, energjinë e tepërt elektrike dhe do ta rimarrë atë gjatë stinës së verës, bëri të ditur kreu i KESH. Stojku theksoi se ky shkëmbim i energjisë do të mundësojë që gjatë stinës së verës nga KESH, të mos importohet energji elektrike. Gjithashtu Stojku tha se energjia që do të eksportohet nga KESH gjatë muajit maj do të jetë 446 milion kilovat orë. Ndërkaq për kreun e KEK, Gjykaj kjo marrëveshje do të forcojë sistemin e energjisë në Kosovë, dhe do të mundësojë furnizimin me energji në raste emergjence. Në kuadër të mirëmeanxhimit dhe shfrytëzimit sa më të mirë të kapaciteteve të prodhimit të energjisë në vend si dhe furnizimin me energji të popullatës Shqipëria e Kosova firmosin marrevëshje në fushën e energjisë. Nënshkrimi është kryer dje nga Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare, Muharrem Stojku dhe Kreu i korporatës Elektroenergjitike të Kosovës Arben Gjukaj. Në bazë të marrëveshjes një vjeçare Shqipëria do shkëmbeje me Kosovën, energjinë e tepërt elektrike dhe do ta rimarrë atë gjatë stinës së verës. Sipas Kreut të KESH-it Muharrem Stojku , kjo marrëveshje u nënshkrua pasi ne kemi sasira të mëdha prurjesh në periudhat e lagështa të vitit, në këtë mënyrë do të aktivizojmë e prodhojmë maksimalisht energjinë elektrike. Stojku ka sqaruar se se ne bëjmë të mundur shkëmbimin e energjisë në kohën kur kontratat për shitjen e energjisë janë të vështirë për tu bërë një ditore ose dy ditore, ne vëmë në fuqi marrëveshjen e shkëmbimit të energjisë midis KESH-it edhe KEK-ut. Në këtë mënyrë sqaron Stojku ne prodhojmë energji me kapacitet maksimal dhe e shkëmbejmë me Kosovën, i japim Kosovës këtë pjesë energjie të cilën nuk kemi mundur për momentin të lidhim marrëveshje për shitje pasi dhe kapacitetet janë të kufizura dhe një herë në muaj bëhet e mundur shitja e energjisë. Kjo është një marrëveshje njëvjeçare dhe zbatohet herë pas here sidomos në stinët me lagështirë. Që nga janari deri tani që po flasim ne kemi shkëmbyer me Kosovën rreth 100 milionë Kilovat orë për këto katër muaj e cila do të kthehet nga KEK-u në momentet e verës ku ne mund të marrim afërsisht 1.5 milionë kilovat orë në natë pasi ne zakonisht e marrim energjinë natën, ka sqaruar Stojku.