Kriza greke mund të rrisë kreditë e këqija
Ne kushtet aktuale ekonomike, si dhe pas krizës qe ka prekur vendin fqinje Greqinë, ekspertet e bankave janë te mendimit se kreditë me probleme mund te përbejnë rrezik për sistemin. Sipas ekspertëve të bankave mësohet se viti 2010 do të sjellë një risk në rritje për sa i përket,
sistemit bankar, ndaj biznesi dhe bankat duhet të rishikojnë kreditë me probleme me synim ristrukturimin e tyre. Por bankierët e vlerësojnë gjendjen aktuale në Shqipëri, jo si një krize, por si ndryshim, i cili është pjese e cikleve ekonomike. Sipas ekspertëve kriza është diçka pozitive, është pjese e cikleve natyrore, në rastin e Shqipërisë nuk kemi të bëjmë me një krize te mirëfillte. Procesi i anëtarësimit në BE do të ndryshoje sistemin bankar pasi do të ndryshoje baza e klientelës. Ndaj kush është me i zoti do te mbijetojë. Problemi kryesor është tek kontrolli i kredive të këqija dhe përzgjedhja e klientëve që duhen mbështetur.
Last Updated on E Premte, 30 Prill 2010 20:16