Vendimi i socialistëve Klosi: “Brenda 7 marsit do të futemi në Kuvend”
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste do të futet në Kuvend brenda 7 marsit. Kështu ka deklaruar për herë të parë që nga fillimi i legjislaturës së re të Kuvendit, sekretari Organizativ në PS, Blendi Klosi, në studion e "Ora Neës". Sipas tij, Grupi Parlamentar do të hyjë në Kuvend për tu betuar dhe më pas do të vazhdojë ta bojkotojë deri në plotësimin e kërkesave të Partisë Socialiste. “Ne nuk do të lejojmë që mandatet tona të digjen”, - ka pohuar ai. Në këtë mënyrë, sekretari Organizativ i socialistëve zbulon dhe strategjinë e PS-së për të mbrojtur mandatet e deputetëve të saj. Djegia e mandatit të tyre është bërë objekt debatesh për disa javë me radhë pas deklaratës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për zëvendësimin e tyre. Klosi ka theksuar më tej dhe vazhdimin e protestave në gjithë vendin, por këtë herë kërkesës për hapjen e kutive i shtohet dhe kushti i largimit. Pra Berisha ose duhet të hapë kutitë, ose duhet të largohet.
Deklarata
Klosi ka deklaruar se opozita do të vazhdojë në rrugë demokratike largimin e Berishës me zgjedhje të parakohshme. Ai ka theksuar se kryeministri Berisha kërkon të largojë vëmendjen nga hapja e kutive dhe hap debate të padenja për një vend evropian. “Koha që Berisha kishte në dispozicion mbaroi dhe ne kërkojmë që Berisha ose të hapë kutitë, ose të largohet bashkë me to”, - theksoi Klosi. Ai gjithashtu shtoi se PS-ja do të transformohet në barrikadën e atyre njerëzve që duan të protestojnë, duke theksuar se opozita do të vazhdojë të protestojë në rrethe të ndryshme, duke analizuar problematikën e çdo qyteti. Lidhur me mandatin e deputetëve, Klosi ka pohuar se ligjvënësit socialistë nuk do të lejojnë djegien e tyre dhe për këtë arsye ata, brenda 7 marsit, do të paraqiten në Kuvend për tu larguar përsëri. Në këtë mënyrë ata fitojnë ligjërisht mandatin dhe i japin kohë vetes që ta gëzojnë atë duke hedhur poshtë alternativën e Topallit për zëvendësimin. Kryetarja e Parlamentit deklaroi pak javë më parë se fatin e mandatit të deputetëve socialistë, që kanë bojkotuar Parlamentin, do ta vendosë KQZ. Topalli deklaroi se deputetët duhet të lexojnë Kushtetutën dhe për çështjen e mbarimit të mandatit do ta vendosë KQZ-ja në kohën e duhur. “Kur marrin mandatin e KQZ-së, në momentin që nuk ke bërë betimin në Kuvend. E ka rregullorja, duhet të bëhet betimi. E ka Kushtetuta. Dje ishte një deputet që bëri betimin. Kushtetuta është një dokument që nuk të lë të luash dhe është shumë serioze. Unë besoj se deputetët e PS-së e kanë lexuar mirë”, - ka pohuar Topalli. Duke sqaruar statusin aktual të deputetëve socialistë, Topalli u shpreh se “deputetët e opozitës nuk e kanë statusin e deputetit”. Sipas saj, “Këshilli i Legjislacionit mund ta vendosë. Është Parlamenti që në momentin e caktuar së bashku me KQZ-në do të marrin vendimet e caktuara”. Pas deklaratave të saj erdhi dhe kundërpërgjigjja e socialistëve. Deputetët socialistë nuk do të hyjnë në Kuvend dhe nuk do ti humbasin mandatet e tyre. Kështu është shprehur Kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili ka shtuar se mazhoranca po kërkon me gjithfarë diversionesh që të thotë të pavërteta lidhur me mandatin e deputetëve socialistë. “Kërkojnë të përçajnë opozitën me diversione të turpshme, e u thonë të pavërteta nga një përditë, lidhur me mandatin e deputetëve të PS-së”,- ka pohuar ai.
Ky lajm është publikuar: 04/12/2009