E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama biznesmenëve: “Paditeni Berishën në gjykatë për akuzat, ju barazoi me mafian”

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste u bën thirrje biznesmenëve të cenuar nga akuzat e Kryeministrit që ta padisin atë për shpifje. “Berisha e barazoi opozitën me mafian, pasi e lanë nervat. Paditeni Berishën për të gjitha shpifjet në gjykatë”, - u është drejtuar ai biznesmenëve të përmendur në dosjen me shkeljet e lejeve të ndërtimit në Tiranë që përmendi Berisha. “Kryeministri i sulmoi biznesmenët se financojnë media të padëshiruara për qeverinë. Kjo gjë nuk ndodh askund, e jo më ti shpallë kriminelë që meritojnë vrasjen”,- tha më pas Rama, duke e cilësuar këtë akt si një gjueti shtrigash të ndërmarra nga kryeministri Berisha. Gjatë një konference për shtyp, Kreu i Qeverisë akuzoi në mënyrë direkte biznesmenë pranë Partisë Socialiste dhe deputetë të saj për përfitimin në mënyrë të paligjshme me firmën e kryebashkiakut Rama të më se 500 mijë m2 trojeve në kryeqytet, me një vlerë prej 750 milionë eurosh.

Ky lajm është publikuar: 04/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›