E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti AMF-së: Shtohen aksidentet, rriten dëmet e paguara



Numri i dëmeve të paguara është rritur me 2402 dhe kap shifrën 10,431 nga të cilat 10,375 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe vetëm 56 nga shoqëritë e Jetës. Sipas të dhënave të AMF-së, gjithsej janë paguar 1.386.636 mijë lekë dëme ose 10.08 për qind më shumë se në periudhën janar-tetor 2008. Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2009 tregu i sigurimeve ka një rritje në masën 11.82 për qind. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 706,817 mijë lekë dhe kap shifrën 6.684.806 mijë lekë. Numri i kontratave është rritur me 70,417. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kap shifrën 6.091.229 mijë lekë dhe shënon një rritje në masën 9.74 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Sa i takon numrit të kontratave në sigurimin e Jo-Jetës ky tregues kapi shifrën 587,362 duke shënuar një rritje në masën 11.88 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kap shifrën 593,577 mijë lekë dhe shënon një rritje në masën 38.92 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Numri i kontratave në sigurimin e Jetës kapi shifrën 54,151 duke shënuar një rritje në masën 17.43 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008.

Eurostat: Shtetet ku mund të gjendet punë në BE

Norvegjia, Zvicra, Austria dhe Holanda janë shtetet më të favorshme në Evropë ku një i papunë mund të punësohet dhe të mendojë për të siguruar të ardhmen. Një fakt i tillë pohohet në një raport të fundit të publikuar nga “Eurostat” (Agjencia Evropiane e Statistikave). Duke shtuar se situata më e keqe është në vendet ish-sovjetike si Letoni, Estoni apo Lituani. Ndërsa për Spanjën thuhet se ka një rënie të theksuar të punësimit, sidomos në shtresën e të rinjve të saj. Për Norvegjinë thuhet se favori i saj qëndron në faktin që ka një sektor nafte dhe gazi mjaft të përshtatshëm për të ofruar vende pune, prandaj thuhet se ajo ka arritur që të ketë një shkallë papunësie vetëm në nivelin prej 3.2 për qind. Ndërkaq, Zvicra, Austria dhe Vjena renditen pas Norvegjisë për krijimin e vendeve të punës. Sipas të dhënave të “Eurostat”, në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian shkalla e papunësisë në shtator ka arritur në 9.2 për qind.

Përditësimi i fundit: 12:04:24, 02.12.2009

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 91.57 -0.19
EURO EUR 138.18 -0.26
Poundi Britanik GBP 152.55 +0.57
Franga Zviceriane CHF 91.70 -0.12
Jeni Japonez (100) JPY 104.83 -1.07
Dollari Australian AUD 84.96 +0.77
Dollari Kanadez CAD 87.67 +0.48
Korona Suedeze SEK 13.33 +0.09
Korona Norvegjeze NOK 16.39 +0.07
Korona Daneze DKK 18.58 -0.03
SDR SDR 147.53 -0.25
Ari(OZ 1) XAU 110841.70 +2,358.59
Argjend(OZ 1) XAG 1753.51 +62.30

3 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›