E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce gjendet i vetevrare aktori Llazi Serbo

Aktori i njohur Llazi Serbo ikone e kinematografise dhe teatrit shqiptar u gjet i vdekur ne banesen e tij ne qytetin e Korces.

Aktori u gjet i pajete ne banesen e tij rreth ores 0800 te mengjesit nga regjizori Andrea Pepi.

Nga te dhenat e para sipas policise se Korces behet fjale per vetevrasje.
Kjo piste eshte ngritur pas kqyrjes se vendit te ngjarjes ku eshe gjetur nje arme gjahu.

Aktori 65 vjecar jetonte prej vitesh i vetem ne banesen e tij ne lagjen numer 2 te qytetit Korces.

Per ngjarjen ende nuk jepen shume detaje por sipas policise se Korces 65 vjecari kurohej prej disa kohesh nga nje semundje depresive cka mund te jete dhe shkaku i veprimit fatal te aktorit te njohur.

Aktori LLazi Serbo e nisi karrieren artistike me dramen Njolla e Murme nderkohe qe gjate jetes se tij realizoi mbi 100 role ne ekran dhe skenen e teatrit.

Ai do te mbetet ne mendjen e artdashesve shqiptar me role e Kreshnik Martinit ne filmin Operacioni Zjarri dhe Dalani ne filmin Yjet e neteve te gjata.

Nje tjeter rol i paharrueshem i Llazi Serbos do te mbetet komandanti gjerman ne filmin Nusja dhe Shtetrrethimi.

Llazi Serbo ka luajtur gjitheashtu dhe ne filmat Asgje nuk harrohet ne vitin 1985 Tre njerez me guna prodhim po i vitit 1985
Dasma e shtyre prodhim i vitit 1984 Kush vdes ne kembe xhiruar ne vitin 1984 Gracka ne vitin 1983 Shembja e idhujve xhiruar ne vitin 1977

Llazi Serbo mbante titullin Artist i Merituar ndersa nje vit me pare me shtator te vitit 2009 Keshilli i Qarkut Korce e Nderoi me titullin Nderi i Qarkut.

Llazi Serbo lindi ne Korce me 9 Mars 1945.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›