Edit Mihali: Flete-rrufeja, nje fat per karrieren time
Dhora Leka ishte e para që zbuloi talentin tek Edit Mihali. Pikërisht ajo shtyu nënën e Editit, që vogëlushja të niste studimet në Liceun Artistik. Ajo qëndroi në konvikt, edhe pse familja jetonte në Tiranë. Ishte një zgjidhje, pasi kur Editi nisi klasën e parë, i ati nisi studimet për mjekësi, edhe ai në vit të parë. Qëndrimi i saj në konvikt ishte më shumë për një ndihmë ekonomike në familjen e saj. Në tre fëmijë, Edit Mihali ishte e vetmja që iu kushtua muzikës, edhe pse kënga, nuk ka qenë një traditë në familjen e saj. Mjekësia po, ata thuajse të gjithë iu kushtuan asaj. Edhe Editi do të kishte qenë një mjeke, nëse talenti, vullneti e mbi të gjitha dashuria për muzikën nuk do të kishte qenë kaq e madhe... Jetesa në konvikt, bashkëjetesa me moshatare të saja, e bëri më të shoqërueshme, më të përgatitur për momentet e vështira që do të vinin pas.
Sot ajo nuk është më ajo vajza e vogël, e ndrojtur që shmangte thuajse të gjithë moshatarët e të gjitha lojërat që e nxirrnin jashtë shtëpisë. Sot të gjithë e njohin sopranon Edit Mihali, një nga zërat më të njohur të operës shqiptare.
Ka qenë një këmbëngulje e jashtëzakonshme, ajo e Editit për të vazhduar rrugën drejt skenës. Nëna e saj, ka qenë shtysa dhe mbështetja kryesore. Një grua plot ambicie, që nuk ka reshtur në pretendimet e saj për fëmijët. E sertë, e rreptë, por me një dëshirë të madhe që të vegjlit e saj të ecnin në jetë, ajo këmbënguli tepër për Editin e për dy fëmijët e tjerë. "Kuptoj që ajo arriti atje ku deshi me ne", thotë sopranoja. Për sa i përket ambicies, Editi i ngjan nënës së saj, por është e qetë, njësoj si i ati.
Sopranoja ende e kujton nënën, duke kënduar me zërin e pastër dhe të ëmbël nëpër shtëpi... e ka të freskët këtë kujtim prej saj, sepse kjo ishte edhe e para shtysë drejt këngës. Ndoshta sepse donte që ta shihte Editin në skenë, ndoshta sepse kishte investuar shumë, nëna e Editit deri vonë nuk e pranoi dot historinë e dashurisë së vajzës me atë që u bë më pas edhe bashkëshorti i ardhshëm.
Në atë kohë, ajo ishte 17 vjeçe, ai rreth 16 vjet më i madh. Editi i kishte premtuar se me të përfunduar studimet e larta nuk do të ngjitej në skenë, do të sakrifikonte karrierën për hatër të tij, do të mbetej thjesht dhe vetëm një pedagoge në Liceun Artistik. Kështu ndodhi. Më vonë, në vitin 1974, kur tashmë ishte bërë nënë, Editi, bëhet pre e një fletërrufeje, aq të zakonshme për kohën. Braktisi një mbledhje të stafit pedagogjik, sepse i biri ishte sëmurë. Kaq mjaftoi për të nisur sulmi. Të gjithë u shqetësuan, bashkëshorti më shumë. Ai, ishte në presion të vazhdueshëm për sa i përket karrierës së bashkëshortes, e cila admirohej prej personaliteteve të artit. Shumë i kërkonin që të mos e merrte në qafë Editin si soprano, ajo ishte e talentuar, me një zë për t‘u admiruar.
"E asnjë e keqe nuk vjen për të keq, dhe për mua, ajo fletërrufe ishte një fat i madh. Menjëherë pas saj, ishte vetë im shoq që më thotë të bëhesha gati për konkursin e dhjetorit në Opera", tregon Editi. Pas kësaj, ajo u bë zyrtarisht soprano e institucionit të elitës, ishte atje ku kishte dashur gjithnjë të shkelte.
Sot, pas 34 vitesh, ajo e kujton shumë mirë daljen e saj të parë në publik. Ka qenë një koncert me arie të ndryshme mes të cilave edhe ajo e Kostancës. Një nga më të vështirat e repertorit operistik. Ajo ia doli mbanë. Më vonë, pas një roli të vogël që është Bardhoshja tek opera "Mrika". Ato vite ishin periudha e mbylljes së vendit. Pothuajse asnjë pjesë e huaj nuk vihej në skenën shqiptare dhe e vetmja opera shqiptare që mund të vihej në skenë ishte "Mrika". Ajo interpretoi edhe në këtë rol. Ishte një nga më të vështirët. Nina Mula dhe Irina Gjergo, e kishin kënduar para saj. Editi kishte dëgjuar të thoshin: "Mrika është një kockë që të ngec në fyt dhe nëse arrin ta kalosh, tregon zotësi, i thua vetes se tashmë mund të arrish gjithçka", vazhdon Editi. Të kënduarit dhe skena u kthyen në jetën e saj, ose jeta e saj u ndërtua mbi profesionin, mbi skenën. Pavarësisht xhelozisë së të shoqit, vështirësisë së të qenit një nënë dhe një grua, Editi i provoi vetes dhe xhelozisë së kolegëve se me shumë vullnet asgjë nuk është e pakalueshme. Një rol në operën e parë të huaj, ajo e arriti vetëm në vitin 1979. Interpretoi Rozinën në "Berberin e Sevilias". Ishte një rol në kundërshtim me natyrën e saj, e ndoshta për këtë e vazhdon ta dojë kaq shumë. Rozina, ishte lozonjare, dinake, do t‘i bëjë bisht martesës me një plak, me tutorin e saj. Rozina ishte shpërthimi i Editit, i asaj që kishte brenda vetes. Ajo i ishte nënshtruar bashkëshortit dhe kushteve të tij. "Është një rol që unë akoma edhe sot e kam të filmuar në trurin tim që nga dalja në skenë dhe deri te duartrokitjet e fundit. Ky ishte edhe triumfi im i parë. Ajo shfaqje ka qenë një sukses që nuk përsëritet", kujton me nostalgji Editi. Pas kësaj vepre operistike, u deshën edhe katër vjet të tjera që të interpretonte në një tjetër shfaqje. "Traviata", ishte një tjetër sukses për Edit Mihalin. Pas kësaj, kuptoi se diçka kishte ndryshuar. Se tashmë në rrugë kthenin kokën kur ajo kalonte. Emri i saj pëshpëritej nën zë. Editi kishte arritur atë që kishte dashur gjithnjë. Kishte krijuar një emër, ishte bërë e njohur. Ndoshta për këtë hoqi dorë edhe nga oferta që i bënë në Francë për të lënë pas Shqipërinë dhe gjithë sa kishte ndërtuar me mund atje. "Kur krijon një emër, sidomos pasi ke punuar gjatë për të, është e vështirë ta hedhësh poshtë për të ndërtuar një të ri diku tjetër. Pastaj unë nuk do të mund ta bëja dot kurrë këtë. Pas kisha një familje, kisha tim bir. U ktheva përgjigje: unë nuk do jem në gjendje të realizoj asgjë këtu, sepse më parë mund të vdes nga tronditja dhe nga mendimi i vazhdueshëm që kam lënë fëmijën tim atje. Unë vërtet nuk mundesha. Me këtë ndjeshmëri, me këtë që unë jam, nuk mund të realizoja një karrierë duke e ditur që shumë njerëz do të vuanin për mua. Nuk e kam atë forcë", thotë ajo. Ishte viti 1988 dhe në atë kohë ajo ishte 37 vjeçe. Në Paris ishte nisur për një specializim.
Edit Mihali, krahas impenjimeve ndaj skenës, një pjesë të mirë të kohës ajo ia kushton edhe studentëve të saj në Akademinë e Arteve të Bukura. Ka nisur të japi mësim në një moshë shumë të re, ndryshe nga koleget e saj që mësimdhënien e nisën kur hoqën dorë prej skenës. Për një kohë shumë të gjatë, ajo vazhdon t‘i bëjë të dyja. Editi është një grua këmbëngulëse. Këtë e kërkon edhe prej studentëve. I do ata që janë të bindur në zgjedhjet e veta, që janë të vendosur të bëjnë një emër. Ndaj, ditën e parë të prezantimit, i pyet: "Çfarë ke ndër mend të bësh me jetën tënde?".
Sot sopranoja Edit Mihali, pas 34 vitesh në Teatrin e Operës, e vlerëson këtë institucion si tepër të rëndësishëm. Ai është një fat i madh për të gjithë artistët. "Ky teatër është një shans i madh për të gjithë artistët e rinj, sidomos për ata që vërtet duan të bëhen dikush në jetë". Edit Mihali ndien se ka arritur atje ku donte më shumë. Ndihet e realizuar profesionalisht, ndihet e realizuar si nënë, si grua e madje edhe si gjyshe. Ajo vazhdon të jetë aktive në skenë. Stërvitet për të qenë gjithnjë në formë. Shkëlqen ende me zërin e mrekullueshëm. Por ka një peng të vetëm, krijimin e një albumi me të gjitha bashkëpunimet e saj... këtë që nuk e ka realizuar ende.