Tartufi Kopraci i krishterë bëhet mysliman në Tiranë

Teatri i Prishtinës vjen në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadër të muajit të kulturës
Skena e Teatrit Kombëtar do të mirëpresë në datën 14 mars shfaqjen e suksesshme të Teatrit të Prishtinës Tartufi të Molierit. Vepra vjen në skenën teatrore në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri-Kosovë. Kjo vepër teatrore e famshme e Molierit do të jetë shfaqja që trupa nga Prishtina do të japë në Tiranë në kuadër të aktiviteteve kulturore që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve. E reja e Tartufit kosovar është se koprraci nuk do të jetë i krishterë, siç është në origjinalin e komedisë së Molierit, por mysliman dhe i veshur në petka të gjelbërta. Edhe kësaj here teksti origjinal do të vihet në skenë i shkurtuar dhe adaptuar, punë që regjisori Rrahim Burhan e ka bërë në bashkëpunim edhe me aktorët. Burhan është një regjisor me kontribut të çmuar në skenën evropiane dhe puna e tij është vlerësuar nga festivale të ndryshme teatri në Evropë. Në shfaqje janë angazhuar edhe skenografi i njohur turk Nurullah Tuncer, kostumografi nga Maqedonia Blagoja Micevski, dramaturgu kosovar Ilir Gjocaj, kompozitori Ilir Bajraj etj. Trupa e aktorëve përbëhet nga Bajrush Mjaku, Çun Lajçi, Igballe Qena, Blerta Syla, Mentor Zymberaj, Florentina Ademi, Bekim Guri, Shengyl Ismaili e Asllan Hasaj. Menaxher i shfaqjes është Avni Abazi, aktor dhe producent. Premiera e Tartufit u shfaq më 15 dhjetor 2008 në Teatrin e Prishtinës. Gjithashtu kjo pjesë do të vijë në skenën e Tiranës dhe në kuadër të një bashkëpunimi, si rezultat i nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes tre teatrove kombëtare shqipfolës, atë të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Ndërkohë që Teatri Kombëtar do të shkojë në Prishtinë me shfaqjen Alegreto Albania,e cila do të shfaqet në skenën e Prishtinës në datën 4 dhe 6 prill. Në dramën e shkruar nga Stefan Çapaliku, Alegretto Albania,marrin pjesë aktorët Mirush Kabashi, Ahmet Pasha, Vasian Lami, por dhe aktorë të rinj si: Olta Daku, Gazmend Paja, Xhejni Fama dhe Klea Konomi. Drama është një produksion i Teatrit Kombëtar. Skenografia e kostumet i janë realizuar nga Iliriana Loxha, muzika Ramazan Kaponit dhe regjia Altin Basha. Vepra është një udhëtim brenda universit të individit në realitetin e sotëm. Në qendër të saj vihet një kryefamiljar i ngujuar së bashku me familjen e tij. Ngujimi bëhet jo për një krim të kryer nga burri, i cili, megjithatë duhet të përgjigjet në bazë të ligjeve të Kanunit. E fuqishme aq sa e çuditshme paraqitet dilema e familjes së ngujuar dhe e vetë kryefamiljarit. A është babai më i zoti i fisit të tij? Egoja i thotë që ai është një njeri i realizuar. Halli i thotë se ai nuk është një njeri i zoti dhe si i tillë, hakmarrja nuk mund të bjerë mbi të. Në këtë situatë dilemash përzihet edhe një OJQ e huaj, e cila në emër të asistencës humane nuk merret me zgjidhjen e problemit, por dhuron për familjen e ngujuar pampersa dhe një aparat radiografie. Grotesku përforcohet kur kësaj situate i shtohet edhe paraqitja që media i bën dramës së familjes në dilemën e ekzistencës. Shfaqja do ti ngjajë një procesi diagnostifikimi mjekësor. Radiografia e një familjeje të izoluar që jeton brenda një hapësire nën presionin e së nesërmes. Personazhet duken të futura në një kullë të ndërtuar nga shkallë, të cilat i ndihmojnë të ngjiten për të kontrolluar çdo gjë që i afrohet dhe për të zbritur poshtë në vetminë e izolimit. Madje aq të normalizuar duken me terrenin ku jetojnë; ecin, hanë e flenë. Gjithçka vërtitet mbi ato shkallë, që mund ti ngrenë lart, por njëherësh, mund edhe ti varrosin. Aparati i radiografisë që u dhurohet si shenjë e solidaritetin njerëzor, jo vetëm që do të kthehet në një aparat që zbërthen karakteret e tyre, por do ta shndërrojë shtëpinë në një arkiv pamjesh makabre të disa njerëzve që nuk e kanë zgjedhur fatin e tyre. Atmosferën e përcjell muzika e gjallë e një orkestre, ku secili instrument përfaqëson një personazh dhe ku të gjithë bashkohen si një familje. Mes aktiviteteve të ndryshme të këtij muaji kulturor ishte dhe hapja e ekspozitës së koleksionistëve dhe bukinistëve shqiptarë, e cila mirëpriti personalitete të shumta të politikës, kulturës dhe vizitorë të ndryshëm në ditët që kjo ekspozitë ishte e hapur. Në këtë ekspozitë u paraqitën eksponate, dokumente, mbi 400 libra të shekujve XVII-XIX, ndër ta libra të rilindësve dhe albanologëve vendas dhe të huaj, flamuj të rrallë shqiptarë të viteve 1910-1920, emblema të klubeve patriotike, fotografi origjinale të patriotëve e ngjarjeve të mëdha si Kongresi i Manastirit, Elbasanit, Kuvendit të Dibrës etj, fotografi të ndryshme të epokës së Rilindjes. Gjithashtu, gjatë muajit kulturor Shqipëri -Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizoji një ekspozitë me hyrjet më të fundit të botimeve të Republikës së Kosovës. Ndërkohë që aktivitete kulturore janë zhvilluar dhe në Kosovë. Kështu në Gjakovë u realizua koncerti i përbashkët i Ansamblit Popullor Shqipëri dhe ansamblit Shota Kosovë, Një komb-një kulturë. Ndërkohë që do të jetë data 14 mars, kur në skenën e Tiranës do të vijë një prej kryeveprave të Molierit, e cila do të jetë nën interpretimin e emrave të njohur të skenës kosovare.
Last Updated on Thursday, 05 March 2009 10:07