Task-Forcë, gjoba subjekteve abuzuese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet strukturave të saj, Drejtorisë së Investigimit Tatimor, Sektorit të Zbatimit (Task-Forcë) gjatë 2 muajve të fundit, ka vazhduar kontrollet në subjekte me aktivitet të ndryshëm, me qëllim uljen e evazionit fiskal, regjistrimin e subjekteve të paregjistruara, të cilat ushtrojnë aktivitet dhe nuk paguajnë detyrimet tatimore, verifikimin e deklarimit të punonjësve në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore, evidentimin e punonjësve të padeklaruar etj. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar kontrolle në 3.206 subjekte në disa rrethe të vendit si Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Shkodër, Lezhë etj. Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur gjithsej 474 gjoba me vlerë 13.690.000 lekë, si dhe janë konfiskuar mallra në 63 raste. Në 60 prej rasteve, konfiskimi është kryer për mospajisje të mallit në lëvizje me faturë tatimore shitjeje sipas legjislacionit tatimor në fuqi, ndërsa në 3 raste të tjera për mospajisje të mallit të llojit “pije alkoolike” me pullë akcize të miratuar nga Ministria e Financave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u rikujton të gjithë tatimpaguesve detyrimin ligjor të pajisjes së mallit në lëvizje me faturë tatimore shoqërimi ose shitjeje, të cilat mund t’i tërheqin pranë Drejtorive Rajonale Tatimore. Në rast të kundërt, subjektet do të përballen me penalitetet sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Janë evidentuar 129 raste të subjekteve të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, të cilat janë penalizuar në bazë të legjislacionit në fuqi me vlerë totale prej 3.225.000 lekësh.
Me qëllim evidentimin e punonjësve të padeklaruar dhe përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë zhvilluar kontrolle, kryesisht në subjekte me aktivitet: ndërtim, fason, bar-kafe, restorante, lotari sportive dhe lojëra fati, klinika mjekësore etj., gjatë të cilave janë gjetur 700 punonjës të padeklaruar, për të cilët janë vendosur gjoba në masën 7.010.000 lekë.