Tatimet-biznes, debat për pajisjet fiskale
Procesi i vendosjes së kasave fiskale po shoqërohet me pretendime të shumta, ankesa dhe kritika mes biznesit dhe tatimeve. Vendosja e gjobave në shifra mbi 50 milionë lekë për ato biznese që nuk janë pajisur me kasa, por edhe raste të tjera që lidhen me procesin, kanë mundësuar lindjen e një debati të radhës biznes-tatime. Ndërkohë që administrata tatimore pretendon se procesi i punës po ndiqet nga afër konform ligjit "Për procedurat tatimore". Tani në muajin shtator ka nisur faza e dytë e instalimit të kasave për biznesin e mesëm, ndërsa në janar 2010, nis faza e tretë, që i takon biznesit të vogël. Gjoba për mospajisjen me kasë fiskale shkon deri në 1 milion lekë të vjetra. Shumë biznese nuk i kanë vendosur pajisjet nga neglizhenca ose mungesa e informacionit. Disa të tjera i kanë vendosur në vitet ‘95-‘96, por që më pas dështuan, e tani nuk duan të blejnë të tjera. Të tjerë ankohen për çmimin dhe për mungesën e korrektësisë nga ana e shoqërive të autorizuara për instalimin e pajisjeve. Nga ana tjetër kemi tatimorët, të cilët nuk e njohin ende procesin e kasave fiskale. Disa prej tyre i kërkojnë biznesit faturat jo sipas modelit të ri (kuponi), duke krijuar situata të paqena edhe kur biznesi ka vendosur kasë fiskale.
Qëndrimet
Në gjithë situatën e krijuar, administrata tatimore përpiqet të justifikohet se veçohet nga rastet korruptive, dhe se e gjithë reforma që po kryhet është në vijim të ligjit "Për procedurat tatimore". Sipas Drejtorisë së Përgjithshme, vendosja e kasave është një detyrim ligjor dhe kush nuk e respekton ndëshkohet me sanksione. Tatimet pretendojnë se nuk ka asnjë rast që kontrollet e tyre të kryhen mbi kritere selektive, duke goditur bizneset. Pavarësisht kësaj, vetë bizneset ankohen se në tërësi situata me tatimorët ka ndryshuar për mirë, megjithatë veprimet e tyre abuzuese vijnë si në kohë fushatash, kur arka e shtetit është bosh.
Procesi
Në rang vendi numërohen rreth 95 mijë biznese të llojeve të ndryshme, dhe të ndara në tre kategori: i vogël, i mesëm dhe i madh. Të pesta shoqëritë janë autorizuar nga Ministria e Financave që brenda muajit dhjetor të vitit 2010 duhet të përfundojnë procesin e vendosjes së kasave fiskale. Por jo e gjitha është në dorë të tyre. Përveç trajnimit që i duhet bërë biznesit, edhe punonjësit tatimorë kanë nevojë të njihen me formën e re të raportimit të xhiros. Procesi ka hyrë në muajin e shtatë dhe ende ka tatimorë që nuk e njohin formatin e ri të raportimit të aktivitetit privat. Kësisoj, do të ketë ende përplasje mes biznesit dhe tatimeve, edhe në ato raste kur kasat janë vendosur.