“Enel Albania” dhe Konfindustria marrëveshje për Porto-Romanon
03/04/2009 Buxhuku: Do të siguroj asistencë teknike dhe do të mbështesë
“Enel Albania”, sh.p.k dhe Konfindustria firmosin marrëveshjen për mbështetjen e zhvillimit të kompleksit energjetik në Porto-Romano. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje “Enel” do të punojë me shoqëri shqiptare të kualifikuara në zbatimin e programeve dhe projekteve të saj në vend, duke u fokusuar në ndërtimin e kompleksit energjetik në Porto-Romano.
Me të njëjtën marrëveshje Konfindustria/Konfederata e Industrive të Shqipërisë do të mbështesë kompleksin energjetik dhe do të rrisë ndërgjegjësimin midis anëtarëve të saj, duke i ofruar “Enel Albania”-s gjithashtu asistencë teknike për projektet e shoqërisë. Kompleksi energjetik në Porto-Romano do të prodhojë energji në ngarkesë bazë, që është themelore për zhvillimin e balancuar të prodhimit të përzier shqiptar dhe për gjithë zhvillimin ekonomik të vendit.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje “Enel” dhe Konfindustria bien dakord që të konsiderojnë iniciativat e “Enelit” në Shqipëri dhe veçanërisht zhvillimin e kompleksit energjetik, strategjike për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit, bazuar në standardet më të larta teknologjike dhe mjedisore që aplikohen në BE për projekte të ngjashme.
Sipas kësaj marrëveshjeje, “Enel Albania” do të bashkëpunoj me shoqëri të kualifikuara shqiptare për të nxitur përfshirjen e tyre në zhvillimin e kmpleksit energjetik në përputhje me parimet e legjislacionit të BE-së dhe atij të vendit.
Nga ana tjetër, Konfindustria do të sigurojë asistencë teknike dhe do të mbështesë ndërgjegjësimin e mëtejshëm të programeve të “Enelit” në Shqipëri me vëmendje të veçantë në ndërtimin e kompleksit energjetik në Porto-Romano.
Kompleksi energjetik i zhvilluar nga “Eneli” përbëhet nga një termocentral prej qymyri të pastër me kapacitet 800 MW, një bankinë ngarkim shkarkimi, një linjë ajrore transmetimi me kapacitet 400 kw , e cila lidh termocentralin e ri me rrjetin shqiptar të shpërndarjes dhe një linjë nënujore me kapacitet 500 kw, që do të lidhë centralin me rrjetin italian të shpërndarjes. Kompleksi do të prodhojë energji konkurruese base-load energy, që është vendimtare për të ardhmen e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe do të ofrojë fleksibilitetin e një ndërlidhjeje të drejtpërdrejtë me Italinë, për të rritur integrimin e të dy tregjeve.
Projekti ka marrë lejet e nevojshme mjedisore për linjë n e transmetimit në Shqipëri, po ashtu dhe bankina e linja nënujore dhe më 26 shkurt ka dorëzuar të gjitha bashkimet e mëvonshme për lejet e nevojshme lidhur me termocentralin. Më 27 shkurt 2009 “Enel” i paraqiti ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli gjithë dokumentacionin e kërkuar për të siguruar lejen e ndërtimit nga Këshilli i Ministrave.