Si do të bëhet kompensimi financiar për 2009-n
03/04/2009 Për rreth 600 ish-pronarë që nuk përfituan janë në dispozicion 600 milionë lekë
Agjencia e Pronave ka përgatitur vendimin që pritet të miratohet në qeveri
Ish-pronarët që nuk përfituan nga kompensimi financiar i vitit 2008 do të aplikojnë vetëm me një kërkesë të thjeshtë pranë zyrave të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Burime pranë këtij institucioni bëjnë të ditur se kanë përgatitur vendimin përkatës, i cili do të miratohet më pas në Këshillin e Ministrave. Paraprakisht bëhet e ditur se në fondin që qeveria ka kaluar në dispozicion të AKKP-së, për vitin 2009 prej 600 milionë lekësh të reja, do të përfshihen për kompensim pikërisht ata persona që mbetën pa u shpërblyer, për arsye të ndryshme. Kjo agjenci, sipas burimeve të mësipërme, do të përfshijë këtë vit në proces rreth 600 persona që nuk u shpallën fitues vjet, por natyrisht procesi i aplikimit do të jetë i hapur edhe për të gjithë ata që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e procesit të aplikimit për kompensim financiar. Pas daljes së VKM-së përkatëse me procedurat e shpërndarjes së fondit të kompensimit financiar për vitin 2009, këta persona do të duhet të paraqesin në AKKP vetëm kërkesën dhe deklaratën me shkrim. Madje, ata nuk do të paguajnë as tarifën e përcaktuar. Në të njëjtën kohë, personat që kanë dokumentacion të mangët sa i përket hartografive, mund të paraqiten në çdo moment pranë kësaj agjencie me një kërkesë për saktësimin e hartave. Vetëm kështu ata mund të kenë mundësi që të riklasifikohen për t’u trajtuar me kompensimin financiar të radhës. Mes këtyre subjekteve kanë qenë ata që kishin një vendim të ish-komisioneve të marrë para datës 26 korrik 1995. Këta persona kanë pasur vendime për kthim prone, ata vetë ose një pjesë e trashëgimtarëve të tyre janë trajtuar më parë me tokë nga ligji 7501, si dhe mund të kenë pasur mungesa të dëshmive të trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e subjektit përfitues që nuk jetojnë më.
Kompensimi i vjetshëm
Në muajin mars nisi shpërndarja e kompensimit financiar të 163 subjekteve që përfituan nga fondi i vitit 2008. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranoi deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar kërkesat për kompensim. Përzgjedhja u bë sipas renditjes kronologjike të vendimeve të marra ndër vite. Por për herë të parë në këtë listë u përfshinë edhe subjekte nga rrethe të tjera, përveç Tiranës. Pas datës 3 shkurt të gjitha subjektet përfituese dorëzuan të dhënat për llogaritë bankare, ku është bërë derdhja e parave të fituara.