Tatimet më të larta se paga reale e punonjësve
TIRANË- Nisma e qeverisë për pagat e referencës kishte për qëllim formalizimin e tregut të punës dhe krijimin e një tabloje sa më të qartë të tij. Sipas VKM-së nr. 285 dt. 4/05/2007, në të gjithë sektorët e bizneseve do të sanksionohej një nivel page e caktuar nën të cilën bizneset nuk do të lejoheshin të paguanin punonjësit e tyre. Gjatë zbatimit të tij u hasën probleme të ndryshme, si midis institucioneve të fiskut dhe bizneseve por edhe midis punonjësve dhe punëdhënësve. Ndërkohë qe realiteti i tregut ishte ndryshe, bizneset ishin të detyruara qe të paguanin për punonjësit figuracionet e caktuara nëpërmjet referencave. Nga ana tjetër, punonjësit duke marrë si të mirëqenë pagimin e siguracionit të sanksionuar nga referencat, pretendonin qe nuk merrnin rrogën reale. Pagat e referencës kanë më se një vit e gjysmë qe aplikohen dhe sipas Konfindustrias, kanë qenë pikërisht ato që kanë prodhuar në praktikë numrin më të madh të përplasjeve ligjore Biznes-Shtet dhe penalizimeve përkatëse të industrive. Ministria e Financave, në relacionin shpjegues të projektvendimit shprehet se, ky nivel pagash është vendosur mbi bazën e investigimeve të bëra nga tatimet, që sipas tyre kanë vërejtur shkallë të lartë abuzimi dhe mos raportimi real me listë-pagesat e punonjësve. “Kjo deklaratë e financave bie ndesh me vetë sistemin fiskal, që bazohet mbi vetë deklarimin e subjektit, çka do të thotë se janë subjektet ato që përcaktojnë dhe zyrtarizojnë pagën dhe jo administrata tatimore.”, shprehen bizneset.
Nr. Emërtimi i vendit të punës Paga Referuese Paga referuese e propozuar
1 Drejtor, Administrator 150.000 180.000
2 Drejtues dege, njësi 90.000 90.000
3 Specialistë me arsim të lartë 90.000 50.000
4 Teknikë dhe specialistë në zbatim 33.000 36.000
5 Punëtorë të kualifikuar 27.830 27.830
6 Punëtorë të pakualifikuar 17.000 19.000
Frika nga kriza, shqiptarët investojnë në shtëpi
TIRANE- Të trembur nga kriza financiare ndërkombëtare, një pjesë e qytetarëve kanë gjetur mënyra të reja për investimin e kursimeve të tyre, duke iu drejtuar tregut të pasurive të patundshme. Agjentët imobiliarë bëjnë të ditur se në këtë periudhë janë rritur blerjet e banesave dhe dyqaneve. Agjentët imobiliarë shpjegojnë se tregu i pasurive të patundshme në Shqipëri është i stabilizuar, ndërsa çmimet kanë vijuar ecurinë e tyre normale, në varësi të kërkesë-ofertës. Krejt ndryshe nga Shqipëria, paraqitet tregu i pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë. Qeveria e Bushit ka vendosur që 50 miliardë dollarë nga plani I shpëtimit të shkojnë si ndihmë për qytetarët që kanë marrë kredi për të blerë shtëpi.