Meka: Sistemi bankar po gjeneron kredi të reja
15/06/2009 Të dhënat e muajve janar - mars tregojnë se kredia e re ka vijuar të shtohet
Zhvillimet më të fundit të sektorit bankar tregojnë se ekonomia ka nisur të gjallërohet sërish. Rritja e numrit të kredive të reja të dhëna nga bankat e nivelit të dytë si dhe rritja e depozitave japin shenja të qëndrueshmërisë së sistemit bankar. I këtij mendimi është edhe sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Elvin Meka. Sipas tij, goditjet e marra pas krizës botërore në disa sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ashtu siç treguan edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në tre muajt e parë të këtij viti kanë argumentuar se kanë qenë bizneset dhe individët ata që kanë vuajtur efektet e importuara nga jashtë, jo sistemi bankar.
Rritja
Banka e Shqipërisë raportoi një rritje të depozitave në të tre monedhat. “Vihet re një prirje ngritëse sa i përket ritmit të rritjes së depozitave dhe kjo është një shenjë shumë e mirë që na bën të besojmë se tashmë ajo pjesë e ndikuar nga efektet psikologjike mund të quhet e tejkaluar. Ajo që është vënë re si aspekt pozitiv është se, sipas të dhënave janar -mars 2009 kredia e re ka vijuar të shtohet në treg”, - tha sekretari i Shoqatës së Bankave, Elvin Meka. Të dhënat e BSH-së treguan gjithashtu se kredia me probleme ka shfaqur nivele në rritje, por sipas ekspertëve kjo nuk është problematike. “Jo të gjitha kreditë e këqija janë produkt ose gjenerohen nga ato kredi që janë të tre, 6 ose 12 muajve të fundit. Ka edhe nga ato kredi që në një moment të caktuar ato mund të kthehen në kredi jo standarde. I tërë portofoli i kredisë është rritur mesatarisht nga 50 – 60 për qind në vit, për 5 vitet e fundit. Kemi më tepër rritje pozitive sesa efektet negative që prodhohen nga ana e kredive të këqija”, - tha Meka.
Kreditë dhe pritshmëritë
Analiza e strukturës së portofolit të kredive këtë tremujor, sipas ekspertëve të BSH-së, dallon për ritmin më të lartë të rritjes së kredisë akorduar bizneseve kundrejt kredisë dhënë individëve. “Klasifikimi i kredisë sipas subjektit të kredisë (biznese dhe individë) dhe qëllimit të përdorimit të kredisë, në fund të tremujorit të parë të vitit, ashtu sikundër edhe në fundvitin 2008, dallon peshën më të madhe të kredisë për “investime në pasuri të paluajtshme” dhënë individëve me 23.3 për qind të tepricës totale të kredisë, pasuar nga “ovërdraftet” për bizneset me 20.7 për qind të totalit. Ndërsa, norma më e lartë e rritjes konstatohet për kredinë dhënë individëve për konsumin e mallrave jo të qëndrueshëm pasuar nga kredia për “ovërdraft” dhe ajo për kapital qarkullues dhënë bizneseve”, - thuhet në raport. Vëzhgimet e Bankës së Shqipërisë shprehin një pritshmëri për rritje të nivelit të kreditimit nga ana e bankave në 6 mujorin e dytë të 2009-s.
Depozitat
Tërheqja e depozitave ka vijuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2009. “Në fund të marsit totali i depozitave të sistemit paraqitet 634.5 miliardë lekë, 2.5 për qind më pak krahasuar me fundin e vitit. Që nga muaji tetor, muaji mars 2009 përbën muajin me rënien më të vogël”, - thuhet në raportin e BSH-së. Bazuar në të dhënat operative, për periudhën 1 prill 2009 deri më 08 qershor 2009 rezulton se depozitat në tre monedhat kryesore kanë shfaqur rritje. “Depozitat në lekë tregojnë një rritje prej 3 për qind, depozitat në euro 0.2 për qind dhe ato në dollar 0.3 për qind”,- thekson raporti i Bankës së Shqipërisë.
Kreditë
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti Banka e Shqipërisë ka evidentuar një tjetër element të rëndësishëm, siç është rritja e treguesit “kredi ndaj totalit të depozitave” me 4.3 për qind kundrejt fundit të vitit 2008. “Rritja e treguesit vjen nga rënia e depozitave nga klientët, ndërsa portofoli i kredisë ka vijuar rritjen. Vlerësimi i përshtatshmërisë së aktiveve likuide të sistemit tregon se ato janë të mjaftueshme për të mbuluar rënien e nivelit të depozitave sipas disa skenarëve”, – argumentojnë ekspertët e Bankës së Shqipërisë. Rritja më e madhe sipas këtyre të dhënave e ka shënuar kredia në lekë.