E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm një i pashpirt mund t’i heqë nënën fëmijës dhe t’ia kyçë në burgun e rrugës

Mijëra gra, në shesh para bashkisë, kundër keqpërdorimit që Edvini po u bën grave dhe vajzave në grevën e urisë

Shoqata të ndryshme në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, personalitete-gra të botës së artit, nëna, kryefamiljare nga e gjithë Tirana e përtej, u bashkuan dje në një protestë të fuqishme kundër Edi Ramës.
Mbi 7 mijë gra në një protestë të paparë ndonjëherë rrethuan bashkinë e Tiranës, duke i kërkuar Edi Ramës të nxjerrë menjëherë nënat nga greva e urisë ku i ka futur si një akt çnjerëzor.
Nënat që folën në protestë thanë se: “Zoti Rama, dramën tënde me fëmijë, mos e kthe dramë të fëmijëve të nënave shqiptare. Vetëm një katil mund t’i heqë fëmijës nënën nga koka dhe ta fusë në burgun e rrugës, siç ke bërë ti”.
Edi Luarasi, një ndër personalitetet më të dashura të shqiptarëve, mori fjalën dhe tha se “ti, zoti Rama nuk mund të na pengosh heqjen e vizave”. “Ne duam të shohim fëmijët tanë. Ne duam të shohim mbesat dhe nipat tanë që jetojnë jashtë. Ti s’mund ta prishësh këtë moment që mezi po e presim”, u shpreh përfaqësuesja e skenës dhe artit shqiptar, Edi Luarasi. Suela Konjari, një tjetër aktore tjetër, iu drejtuar zotit Rama: “Të flas si grua; nuk futen gratë në grevë. Nxirri nënat nga greva!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›