Tavo: Emërimi im surprizë, Vasilin do e kem këshilltar
TIRANE-Ndryshimet e fundit që u bënë në Qeveri nga Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, sollën në postin e ministrit të Shëndetësisë z.Vangjel Tavo, i cili deri në këto momente mbante vendin e nënkryetarit të Parlamentit. Në këtë intervistë, dhënë për "Gazeta Shqiptare", Tavo shpjegon problemet, që sipas tij ka sistemi ynë shëndetësor dhe prioritet e tij në postin e sapoemëruar. Gjithashtu, ai jep detaje mbi lidhjet me ish-ministrin Petrit Vasili, ndërsa ndan me ne faktin se ky i fundit do të jetë konsulenti i tij gjatë ushtrimit të detyrës.
Z. Tavo, e prisnit emërimin si Ministër i Shëndetësisë dhe përse pikërisht ju në këtë pozicion?
S'mund të them që e prisja, pasi nuk e kam patur ndonjëherë si ambicie për të qenë Ministër i Shëndetësisë. Edhe pse unë jam mjek në profesion, prej 16 vitesh jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe normalisht ky propozim i zotit Meta më ka ardhur si diçka e papritur. Jemi në një periudhë rreth një viti para zgje-dhjeve të përgjithshme të 2013. Janë momente ku forca ime politike, pra LSI është në një moment riorganizimi të strukturave të saj për t'u bërë gati për t'u përballur me elektoratin e zgjedhjeve të 2013-ës. Në këtë këndvështrim, duke qenë se ministri, z.Vasili ka një përvojë të gjatë në LSI, ka qenë themelues i kësaj force politike dhe i njeh mirë strukturat organizative të partisë, njeh njerëzit, anëtarët e LSI në të gjitha qarqet e vendit ishte i domosdoshëm në dispozicion të partisë, në rolin e kryetarit ose drejtuesit të koalicionit elektoral të partisë dhe është përzgjedhur si kryetar i këtij komisioni elektoral. Ngjarjet apo koha e bëri të nevojshëm këtë pozicion të z.Vasili dhe normalisht unë u propozova nga z.Meta dhe me mbështetjen e Z.Meta dhe strukturave të LSI u propozova për ministër Shëndetësie.
Ju ka uruar ish-ministri Vasili?
Absolutisht po. Ne kemi një marrëdhënie normale, korrekte dhe miqësore me z.Vasili. Jo vetëm më ka uruar, por normalisht si ministër me një përvojë 3-vjeçare në drejtimin e dikasterit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të jetë një nga këshilltarët e mi të ardhshëm në drejtimin e këtij dikasteri. Kjo, pasi unë me të vërtetë jam mjek dhe e njoh sistemin e shëndetësisë, por përvoja në drejtimin e këtij dikasteri e z.Vasili është shumë e nevojshme për punën time në të ardhmen.
Por ju e keni akuzuar për korrupsion z.Vasili. . .
Unë nuk është se e kam akuzuar z.Vasili drejtpërdrejt për korrupsion, por kam thënë që struktura të caktuara në dikasterin që drejton z.Vasili kanë pasur problem dhe normalisht nuk mund të thotë njeri që ai, Ministria e Shëndetësisë dhe sistemi shëndetësor në Shqipëri është pa probleme dhe do të jetë pa probleme. Por gjithsesi duhet vlerësuar përpjekja e z.Vasili në këtë 3-vjeçar për implementimin e planit të Qeverisë, për realizmin e atyre reformave të domosdoshme që ka patur sukses. Çdo reformë dhe ndërhyrje që është bërë në sistemin e shëndetësisë ka patur një qëllim: Përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve dhe mendoj që është arritur goxha në këtë fushë. Nuk mund të mohoj arritjet në sistemin e shëndetësisë edhe përsa i përket shërbimit parësor, nivelit të diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve, shëndetit mendor, uljes së vdekshmërisë foshnjore dhe amtare. Janë të gjitha këto arritje që askush s'mund t'i mohojë. Padyshim, në një sistem shëndetësor si i joni, por edhe në gjithë sistemet shëndetësore në të gjithë vendet e botës ka probleme. Tek ne mund të ketë patur abuzime në lidhje me furnizimin e spitaleve me ilaçe, ka patur probleme nga më të ndryshmet, por absolutisht këto probleme nuk mund të dhunojnë arritjet në shëndetësi.
Cilët janë sektorët më problematikë sipas jush, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje dhe cilat janë prioritetet tuaja?
Unë mendoj që ka probleme përsa i përket menaxhimit të sektorit spitalor, trajnimit të kapaciteteve njerëzore për menaxherë të këtij sektori dhe kjo ka sjellë si rezultat edhe atë çështjen e mungesës së furnizimit me medikamente në spitale të ndryshme të vendit, por kryesisht në QSUT dhe ky do të jetë edhe qëllimi im parësor. Ndryshimi i gjendjes në QSUT, përsa i përket furnizimit me medikamente bazë dhe kuptohet që përveçse çështjes së menaxhimit, që absolutisht i duhet kushtuar shumë rëndësi, ka edhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me mënyrën e prokurimeve të ilaçeve dhe të materialeve të konsumit në spitale, gjë që në disa raste ka sjellë edhe pengesa në furnizimin me medikamente. Janë një sërë çështjesh, të cilat unë kam ndërmend bashkë me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të merrem seriozisht. Po aq e rëndësishme është vazhdimi i trajnimit të punonjësve të shëndetësisë: Mjekëve, infermierëve në drejtim të rritjes së nivelit të tyre profesional. Nga ana tjetër është po aq e rëndësishme edhe sigurimi i barazisë për gjithë shqiptarët pa përjashtim dhe e krijimit të burimeve buxhetore për të mbështetur të gjitha këto që unë së bashku me stafin e ministrisë kemi ndërmend të angazhohemi dhe të zgjidhim problematikën që ka ekzistuar, ekziston dhe nuk mund të them që nuk do të ekzistojë, por do të zbutet. Qëllimi final është vazhdimi i përmirësimit të shërbimit ndaj pacientëve.
Në disa spitale shiu pikon mbi pacientë, gjë që nuk është aspak normale. A do të ketë investime në lidhje me infrastrukturën?
Një nga çështjet, me të cilat duhet të merret stafi drejtues është edhe siguria e burimeve financiare për të arritur këto objektiva. Kuptohet që nuk do të presim vetëm nga buxheti i shtetit për të realizuar programin e kë-saj qeverie. Janë një sërë projektesh, të cilat janë në zbatim e sipër, projekte të ndryshme me Bankën Botë-rore dhe me organizata të ndryshme, të cilat do të kontribuojnë ose do të ndihmoj-në në plotësimin e nevojave të domosdoshme, në zgjidhjen e këtyre problemeve që ju përmendët. Padyshim është edhe infrastruktura një nga problemet madhore që nuk do të lihet pas dore. E rëndësishme është që vullneti ekziston dhe do të ekzistojë. Mund të them që është bërë shumë gjatë këtyre viteve edhe përsa i përket infrastrukturës, edhe përsa i përket aparaturave. Mund të them që jemi ndoshta nga vendet më të përparuara në rajon përsa i përket kësaj fushe dhe mbetet që kjo punë të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Folët për keqmenaxhim. Për t'u specializuar menaxherë në sistemin shëndetësor është hedhur ideja e një dege të veçantë pranë Fakultetit të Mjekësisë. Por, për t'u krijuar ky brez duhen disa vite. Ju ku do i gjeni menaxherët e mirë brenda këtij viti?
Në bashkëpunim me rektoratin dhe Ministrinë e Arsimit do të krijohet edhe ky kurs specializimi për menaxherët e shëndetësisë, por gjatë kësaj kohe ne nuk na mungon dhe pengon asgjë që të kryhen kurse trajnimi afatshkurtra për menaxherët aktualë apo për menaxherë të rinj.
A është i mjaftueshëm një vit, pasi kjo është koha që ju keni në dispozicion?
Është e vërtetë që për të arritur shumë gjëra në sistemin e shëndetësisë, sidomos brenda një viti nuk them se do të jetë e lehtë, por angazhimi im dhe kërkesa ime ndaj stafit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ndaj gjithë shefave të shërbimit, mjekëve dhe infermierëve do të jetë maksimale, për të arritur atë që është e mundur në këtë vit që ka ngelur para zgjedhjeve, në mënyrë që të realizohet programi i kësaj maxhorance.
Pse duhet të besojnë shqiptarët se sistemi shëndetësor me ju në krye do të ndryshojë?
Në fakt asgjë nuk është personale. Kuptohet sfida është personale, por asgjë nuk bëhet vetëm. Çdo arritje që ka pasur deri tani sistemi i shëndetësisë nuk mund të themi që është arritje e vetëm një ministri. Kuptohet arritjet janë të përbashkëta me gjithë stafin dhe një bashkërendim i punëve midis gjithë njerëzve të sistemit të shëndetësisë mund të sjellë këto arritje. Nuk them që shqiptarët duhet të më besojnë mua, por mua më ka besuar z.Meta, partia ime, më ka besuar Kryeministri i Shqipërisë Z.Berisha, Kuvendi i Shqipërisë që më dha votëbesimin, por koha do e provojë që kanë bërë zgjedhje të drejtë ose jo.
Ju ka lënë ndonjë porosi z.Vasili?
Jo. Me z.Vasili kam qenë në kontakt të vazhdueshëm, por sikurse ju thashë me z.Vasili kemi diskutuar shumë gjëra në lidhje me atë dikaster, të cilin e ka drejtuar prej vitesh dhe sikurse e theksova z.Vasili do të jetë konsulenti im në vazhdimësi për çështje në të cilat z.Vasili ka përvojën e këtyre tre viteve.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)