Tavo: LSI mbështet dhe vlerëson kontributin grave në politikë

Nënkryetari i parlamentit dhe njëherësh dhe deputet i Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka zhvilluar një takim me forumin e grave, anëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim të rajonit jugor.
Në këtë takim, Tavo theksoi vendosmërinë e LSI për të mbështetur e kontribuar për çdo nismë që i shërben zgjerimit të reformave dhe integrimit evropian të vendit. Tavo u shpreh se LSI e shikon si një obligim për të bërë maksimumin për të ecur me ritmet e duhura dhe për të fituar kohën e humbur. “Por LSI dhe roli i saj progresist në jetën politike të vendit nuk mund të kuptohet pa kontributin e grave të cilat në partinë tonë do të jenë gjithnjë e më të pranishme”, theksoi Tavo duke nënvizuar se asnjë shoqëri nuk mund të bëjë përpara pa vlerësuar dhe pa u dhënë grave vendin që u takon.
Tavo u ndal edhe tek përpjekjet e mëdha të koalicionit qeveritar për të përmbushur kërkesat e vendosura nga faktori ndërkombëtar dhe për të marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.