Tavo: Reforma zgjedhore të mos jetë produkt i vetëm dy partive të mëdha

Të vegjlit, dyshues ndaj PD dhe PS
Partitë e vogla pavarësisht frymës konstruktive, ende kanë frikën se reforma e re zgjedhore do të jetë produkt vetëm i dyshes PD – PS. Sipas përfaqësuesit të LSI-së në komisionin e reformës zgjedhore, nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Tavo që në mbledhjen e parë është vënë re një tendencë e tillë ku partitë e mëdha janë treguar dorështrënguar për procedurat e propozuara nga partitë e vogla për punën e këtij komisioni. Vangjel Tavo thotë se LSI do të sjellë edhe propozime konkrete për mënyrën se si duhet ndryshuar kodi zgjedhor. Sipas tij, është e rëndësishme që me Kodin e ri Zgjedhor të garantohet barazia e votës. Dy javë pasi ishte miratuar në parlament ngritja e komisionit të reformës zgjedhore, u mblodhën në një tryezë përfaqësuesit e partive politike parlamentare për të filluar punën me realizmin e kësaj reforme, e cila konsiderohet edhe më e rëndësishmja nga klasa politike por edhe nga faktori ndërkombëtar.
...