E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri i avokatisë, Visha: Do sjellë standarde për avokatët

Ligji i ri i avokatisë që pritet të kalojë në Parlament brenda shtatorit do t`i japë fund njëherë e mirë shtyrjeve të gjyqeve për shkak të mungesës së avokatëve.

Saimir Visha, kryetar i Dhomës së Avokatëve Penalistë thotë se Dhoma e Avokatisë ka qënë pjesë e hartimit të këtij projektiligji. Sipas Vishës kjo do të sjellë dy risi në ligjin e avokatisë, te cilat jane disiplinimi i avokateve dhe krijimi i shkolles se Avokatise, e cila do te ndikoje ne rritjen e cilesise se avokateve.
 

Në ligjin e ri që pritet të miratohet parashikohen masa shumë më të forta disiplinore për avokatët që nuk paraqiten në sallat e gjyqeve. Kështu ligji i ri i detyron avokatet në rastet kur nuk mund të paraqiten,të dergojnë një përfaqësue të tyrin në sallë.

Gjithashtu masa më të forta administrative, të cilat mund të shkojnë deri në heqjen e përhershme të liçensës, pezullim nga 3 muaj në dy vjet apo edhe gjoba të majme në të holla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›