E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taylor Swift sjell albumin e ri ‘Red’

Këngëtarja Taylor Swift albumi, i së cilës "Fearless" ka qenë më i shituri në SHBA në vitin 2009, ka thënë të martën se albumi i saj i ri "Red" do të publikohet më 22 tetor.

Swift, fituese e shumë shpërblimeve dhe si 22 vjeçare 22 anëtare e HOL, shoqatë e tekstshkruesve të njohur në SHBA, albumin e katërt e ka paralajmëruar gjatë bisedës që drejtpërsëdrejti e bëri nga Tenessee. Emrin "Red" e ka zgjedhur, siç thotë, për shkak të emocioneve që janë temë e këngëve të reja kryesisht për lidhjet në të cilat Taylor Swift ka qenë gjatë dy vjetëve të xhirimit e të cilat i ka përshkuar si “të zjarrta, të çmendura, intensive gjysmëhelmuese".

Ndoshta për këtë shkak ky album do të dallojë nga "Speak Now" e vitit 2010 të cilin të tërin e ka shkruar vetë.

Kjo këngëtare ka shitur 22 milionë albume dhe 50 milionë singël. Singlet e saj më të njohur janë "You Belong With Me" dhe "Love Story" nga viti 2008 dhe "Mine" nga viti 2010.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›