E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në vitin 2007: Do të bëjmë masterplanin

Dy vjet të shkuara, në tetor të vitit 2007, Kryeministri i atëhershëm dhe aktual, Sali Berisha, premtoi se masakra urbanistike në bregdet do të rehabilitohet. Kanë kaluar dy vjet dhe premtimi duket mision i pamundur për qeveritë shqiptare. Gjithsesi Berisha premtoi një rehabilitim të bregdetit përmes masterplaneve dhe projekteve të mëdha dhe të mirëfillta që të mundësojnë urbanizimin e shumëpritur. Premtimi për fillimin e një masterplani të munguar prej vitesh për bregdetin e Adriatikut u bë në konferencën "Perspektiva urbane në plazhet e zonës Durrës- Kavajë", që u zhvillua në qytetin e Durrësit. Në këtë zonë bregdetare të vendit studimet kanë qenë pjesore dhe kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e saj, po zona Durrës-Kavajë do të ketë një studim të plotë që sipas Berishës do t‘i hapte rrugë zhvillimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›