E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti "memec"

Flori Bajramaj kaloi katër vjet pa u vënë re në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Rezultatet e disa anketave të zhvilluara gjatë viteve 2005-2009 nga organizata "Mjaft!" e nxirrnin Bajramajn gjithnjë në krye të listës së deputetëve inaktivë. Bajramaj, i panjohur si fytyrë dhe emër jo vetëm për pjesën dërrmuese të shqiptarëve, por edhe për vetë banorët e zonës së tij zgjedhore, përmendet në raporte të mediave në katër vjet vetëm si emër në lista deputetësh që përbëjnë një grup parlamentar apo një komision parlamentar, ose për pasivitetin e tij olimpik në sallën e Kuvendit. Nga studimet e organizatës "Mjaft!", ka rezultuar që deputeti nuk ka folur as edhe një herë të vetme gjatë një sesioni parlamentar që zgjat nga tre deri në gjashtë muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›