E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të afërmit e viktimave kërkesë zyrtare: Duam ‘Katerin e Radës’

Vlorë-Familjarë të të mbyturve në Otranto nga anija italiane ‘Sibila’, u janë drejtuar dje zyrtarisht strukturave të qeverisjes vendore të qytetit të Otrantos, për pezullimin e ndërtimit të memorialit në përkujtim të viktimave në shtetin italian. Dy përfaqësues të shoqatës së familjarëve të viktimave kanë dorëzuar në konsullatën e Vlorës kërkesën për pezullim, ku kryetarja e shoqatës, Pushime Çala tha se zyrtarisht i janë drejtuar kreut të Bashkisë së Otrantos. Ata theksuan se kërkojnë kthimin e anijes këtu dhe po këtu të ndërtohet ky memorial. Përfaqësues të shoqatës thanë se veprimet e tyre janë koordinuar edhe me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, të cilët kanë shprehur sensibilizimin e plotë me familjarët duke paraqitur dje të njëjtat kërkesa në shtetin fqinj. Pak ditë më parë, familjarët denoncuan faktin e anijes "Kateri i Radës", duke u shprehur se po bëhet biznes me anijen e vdekjes. Anija në fjalë u mbyt në vitin 1997 nga anija italiane ‘Sibila’, tragjedi ku humbën jetën 81 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›