Vodhi me dhunë një varëse, pranga autorit
Fier-Një person është arrestuar nga policia e Fierit pas ka grabitur me dhunë varësen e një gruaje. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Fierit, rreth orës 11:30. I riu i arrestuar është Armand Xhepmetaj 21 vjeç, banues në Patos. Xhepmetaj ka qenë në lagjen “Apolonia” kur është përpjekur që t’i marrë me dhunë varësen e floririt një gruaje. Pas rrëmbimit të varëses, gruaja ka bërtitur dhe ka thirrur në ndihmë policinë. Patrulla më e afërt policore që ndodhej në zonë ka bërë dhe kapjen në një kohë shumë të shpejt të të riut. Më pas është bërë dokumentimi i ngjarjes dhe Xhepmetaj është arrestuar nga blutë për të vijuar me procedimin penal.