Të ardhurat doganore drejt rënies, INSTAT-i “zbukuron” shifrat negative
Eksportet shqiptare gjatë 3-mujorit të parë ranë me 38 milionë euro. Importi i mallrave me akcizë ka pasur një ulje prej 0,7% në mars
Ervin KOÇI
Instituti i Statistikave sërish ka publikuar shifra “pozitive” në buletinet e tij në lidhje me bilancet që kanë lidhje me sektorët kuç të ekonomisë së vendit. “Përmirësimin” më të fundit INSTAT-i e ka bërë me shifrat e të dhënave mbi të ardhurat doganore, të cilat në 3-mujorin e fundit kanë qenë mjaftë negative në krahasim me periudhat e mëparshme. Ndryshe nga raporti i publikuar vetëm pak ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, mbi të ardhurat doganore në 3-mujorin e parë të vitit 2009, ku tregohej një rënie e të ardhurave sidomos për mallrat e akcizës, INSTAT-i është përpjekur që t’i mbulojë duke dhënë shifra jo shumë drastike. Por as INSTAT-i nuk ka mundur që të fsheh rënien e grumbullimit të të ardhurave doganore. Sipas INSTAT-it, në muajin mars 2009, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën e 3,024 miliard lekë, duke zënë 9 për qind ndaj totalit të importit. Në krahasim me muajin shkurt të 2009, importi i mallrave me akcizë ka pasur një ulje të lehtë prej 0,7 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e kanë zënë nënproduktet e naftës (63,2 për qind), në një kohë që një rënie drastike ka pësuar zhdoganimi i cigareve dhe pijeve alkoolike. Sipas INSTAT, në muajin shkurt të 2009 importi i mallrave me akcizë zuri 9,1 për qind ndaj totalit të importit.
Volumi tregtar
Në total, i gjithë volumi i tregtisë së jashtme është reduktuar ndjeshëm. Rënia reale duket se është më e madhe nga sa shihet nga statistikat, për shkak se nënçmimi i lekut me 7 për qind gjatë kësaj periudhe, ndihmon në paraqitjen fiktive të eksporteve më të larta në statistikat që publikohen në lekë. E njëjta gjë ndodh edhe me importet, ku si pasojë e shtrenjtimit të euros dhe dollarit, vlera e tyre në lekë rezulton artificialisht më e lartë sesa në valutë. Volumi i tregtisë së jashtme është reduktuar me 143 milionë euro gjatë 3-mujorit, shifër kjo e barabartë me rreth 2 për qind të PBB-së. Rënia e importeve qe 2.6 për qind, por kjo vetëm për faktin se zëri i makinerive dhe pjesëve të këmbimit, si dhe zëri i materialeve të ndërtimit, u rritën ndjeshëm, si pasojë e projektit të ndërtimit të autostradës Rrëshen-Kalimash. Të dhënat e tregtisë së jashtme flasin edhe për rënie të konsumit të brendshëm në vend. Importi i ushqimeve të përgatitura ra me 11 për qind, ndërsa importi i veshjeve dhe këpucëve ra me 9 për qind.
Eksportet
Eksportet e Shqipërisë gjatë 3-mujorit të parë ranë me 38 milionë euro në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2008, udhëhequr nga rënia e eksporteve të veshjeve dhe këpucëve, ku rënia e kërkesës për mallra shqiptare nga Italia bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara dje. Eksportet janë me 13.45 për qind gjatë periudhës janar-mars, duke dëshmuar vështirësitë e shumta ekonomike të krijuara nga kriza botërore. Eksporti i tekstileve dhe këpucëve ra me 10 milionë euro, ndërkohë që eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve ra me 22 milionë euro. Eksportet drejt Italisë, ku zakonisht përfundojnë rreth 70 për qind të mallrave tona, u ulën me 22 milionë euro. Ekspertët shpjegojnë se Italia është rruga e transmetimit të krizës botërore drejt Shqipërisë, për shkak të varësisë së madhe të ekonomisë shqiptare nga ky vend, qoftë për sa u përket eksporteve, ashtu edhe për sa u përket remitancave. Rënia e eksporteve të grupit të veshjeve dhe këpucëve rrezikon të kthehet në kolaps social për Shqipërinë, për shkak se ky sektor punëson shtresën më vulnerabël të shoqërisë shqiptare, gjithsej 30 mijë vetë.
Biznesi- Parlamentit: “Votoni brenda legjislaturës ligjin për gjykatën administrative”
Një grupim i gjerë i organizatave të biznesit u kanë kërkuar forcave politike parlamentare të vendit që të votojnë në këtë legjislaturë projektligjin “Për gjykatën administrative”. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët shtypi, organizatat përfaqësuese të biznesit në vend shprehën dje shqetësimin e tyre për vonesat që po shkaktohen në votimin përfundimtar të ligjit. Sipas tyre me këtë ligj vendit i kthehet një institucion i munguar prej kohësh. “Kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbyllja përfundimtare e legjislaturës në fuqi dhe shprehim keqardhjen që ky projektligj për gjykatën administrative nuk është përfshirë në kalendarin e punës për seancën e datës 11 maj, duke bllokuar kështu miratimin e këtij ligji. Përfaqësuesit e biznesit i bëjnë thirrje grupeve parlamentare që të tregojnë përgjegjshmëri dhe të votojnë këtë ligj”,- ka deklaruar dje Genci Boga, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë. Organizatat e biznesit e kanë përsëritur kërkesën e tyre disa herë. Ndërkohë që burime të tjera të biznesit thanë se ligji mund të kalohet të hënën që vjen pasi është i përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit.
8 Maj 2009