E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ardhurat dytësore, 60 për qind investime për mallra



Rreth 60 për qind e të ardhurave dytësore do të përdoren për blerjen e mallrave dhe aparaturave që do të nevojiten në qendrat shëndetësore. Ky ishte vendimi ISKSH-së për përdorimin e të ardhurave dytësore të qendrave shëndetësore, të cilit i hapet rrugë menjëherë. Përveç kësaj, për mallra, shërbime e trajnime do të shkoj 20 % e shumës totale dhe 20% për paga e shpërblime.
Përveç pajisjes së qendrave shëndetësore me aparaturat bazë, të cilat janë shpërndarë në të gjithë vendin, qendrat shëndetësore në bazë të të ardhurave që mbledhin mund të zhvillojnë më tej shërbimin duke blerë aparatura të tjera sipas nevojave që do të kenë gjatë një viti pune. Konkretisht rreth 400 qendra shëndetësore, deri tani kanë mbledhur rreth 133 milionë lekë të reja të cilat do të përdoren në funksion të shërbimit shëndetësor, sipas ndarjes së mësipërme. Në këtë mënyrë ISKSH-ja synon stimulimin e personelit mjekësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për popullatën.

16 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›