Të ardhurat e bankës 2 miliardë euro
Société Générale ka publikuar të ardhura neto për grupin prej 2 miliardë euro për vitin 2008. Performanca e biznesit të Shërbimeve Financiare ishte e kënaqshme me gjithë pasojat e ngadalësimit ekonomik. Duke komentuar rezultatet e vitit 2008 të grupit Frédéric Oudéa, drejtor i Përgjithshëm i Grupit tha: "Rezultatet e Société Générale për vitin 2008 pasqyruan aftësinë e grupit për t'u përballur me një krizë serioze ekonomike dhe financiare. Grupi ka ndërmarrë hapa për të përshtatur bizneset e tij ndaj një mjedisi akoma më të pasigurt. Grupi hyn në vitin 2009 me një pozicion solid në kapital dhe me ambicien për të mbështetur klientët e tij si brenda dhe jashtë Francës, ashtu siç bëri gjatë vitit 2008 (dhe siç pasqyrohet në + 9.2% rritje në tepricë kredie ndaj ekonomisë franceze), dhe për të përfituar nga mundësitë e mira që mund të dalin përpara".