E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ardhurat për frymë, Eurostat:Shqipëria renditet e fundit në listë



Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe rajon sa i përket GDP-së për banor, sipas standardeve të fuqisë blerëse. Eurostat publikoi dje të dhënat paraprake për vitin 2009, duke dhënë edhe përqindjet për çdo shtet, krahasuar kjo me mesataren europiane e vlerësuar si 100 për qind. Populli që ka luksin të shpenzojë më shumë se çdo qytetar tjetër i Europës është ai i Luksemburgut, i cili ndodhet në nivelin 268 për qind nga mesatarja. Por jo të njëjtën gjë mund të themi për vendin tonë, i cili sipas GDP-së për banor shënon vlerën më të ulët të standardit të fuqisë blerëse, vetëm me 27 për qind dhe kjo në një kohë kur po përpiqemi të jemi pjesë e BE-së. Vendet e rajonit edhe pse paraqiten më mirë se Shqipëria, sërish qëndrojnë larg mesatares europiane të BE-27-ës. Maqedonia shënon vlerën 35 për qind, Bosnjë-Hercegovina 30 për qind, Serbia, 37 për qind, Kroacia 64 për qind, Mali i Zi 43 për qind.

GDP për banor sipas fuqisë blerëse

Mesatarja e BE-së 100%
Shqipëria 27%
Maqedonia 35 %
Bosnjë-Hercegovina 30%
Serbia 37%
Kroacia 64%
Mali i Zi 43%
Turqia 46%
Bullgaria 41%
Rumania 45%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›