Banka Botërore: Sfidë për qeverinë ulja e borxhit publik
Sfida e Shqipërisë në këtë kohë krize mbetet ulja e nivelit të borxhit nën 60 përqind. Ksenia Lvovski menaxhere e Bankës Botërore në Shqipëri në një seminar për studentët e UET-së u shpreh se duhet që të merren masa që të ulet në borxhi dhe njëkohësisht të vazhdoj rritja ekonomike.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore deklaroi gjithashtu se kriza në rajon ka dhënë efektet e saj edhe në Shqipëri sidomos në uljen e ndjeshme të nivelit të investimeve.
Sipas Bankës Botërore për të përballuar krizën ekonomike në fokus duhet të jenë inovacioni, konkurueshmëria dhe përmirësimi i treguesve financiarë për të tërhequr investitorët.