E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy vëllezërit, dhunuan mjekun në shërbim



TROPOJË – Një tjetër mjek ka rënë viktimë e dhunës së qytetarëve. Kësaj radhe shtetasi Petrit Malaj, teksa po kryente shërbimin si mjek roje në spitalin e Bajram Currit është keqtrajtuar nga dy vëllezër. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë të ditur se janë ndaluar shtetasit Shefqet dhe Naim Ladaj, përkatësisht 30 dhe 23 vjeç. Ata akuzohen për plagosjen e mjekut roje Petrit Malaj, 36 vjeç", i cili bëri denoncimin në polici vetëm pak minuta pas ngjarjes. Burimet policore shprehen se akti i ushtrimit të dhunës ndaj mjekut ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së enjtes, kur dy vëllezërit të pakënaqur nga shërbimi ndaj një të afërmi të tyre, goditën në krye të detyrës mjekun roje të spitalit të Tropojës. Pak javë më parë një mjek në Tiranë u plagos me thikë nga i afërmi i një pacienti të shtruar në mjediset e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Kjo nxiti protestat e personelit mjekësor, të cilët kërkuan nga shteti që të mbrohen nga aktet e dhunës gjatë ushtrimit të detyrës.

17 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›