Prangoset atentatori i Shijakut, viktima i vrau dajën 5 vjet më parë
Arrestohet Nazmi Ramilli për vrasjen e Hysni Begës. Zbardhen motivet e krimit. Ramilli u hakmor për dajën
DURRËS – Vrasja e dajës pesë vjet më parë në një grabitje me armë, është bërë shkas që dy ditë më parë të ekzekutohet në mes të qytetit shtetasi Hysen Bega, autori i të cilës është ndaluar mëngjesin e së premtes. Burimet zyrtare të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se u arrestua Nazmi Rramilli, autori i dyshuar per vrasjen e shtetasit 46 vjeçarit Bega, banor në lagjen “Erzen”, në qytetin e Shijakut. Sipas tyre, atentatori 28 vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Hardhishtë, të komunës Gjepalaj, ishte ushtar me pagesë në Brigadën e Reagimit të Shpejtë, me qendër në Zall Herr Tiranë”. Mbrëmjen e së enjtes ai vrau në hyrje të Shijakut shtatesin Hysen Bega, teksa po kthehej drejt shtëpisë së tij në periferi të qytetit. Burimet në grupin hetimor bëjnë të ditur se shkaku i atentatit, ka qenë gjakmarrja, pasi dyshohet se Bega ishte njëri ndër personat që morën pjesë në vrasjen e Jaho Smoqit, dajës së Rramillit.
Arrestimi
Nazmi Ramilli ka rezistuar vetëm 12 orë pa u prangosur që nga momenti që kreu atentatit në qytetin e Shijakut. Pasi ka ekzekutuar Hysen Begën, ai është larguar me motor tip “Piaxho” në drejtim të Tiranës. Por, dëshmitë e marra nga vendi i ngjarjes dhe informacionet e tjera, të siguruara në rrugë operative, kanë ndihmuar policinë që të ndalojë autorin e krimit. Falë ndihmës së komisariateve të tjera, përfshirë edhe policinë e Tiranës, është bërë i mundur identifikimi dhe më pas ndalimi i 28-vjeçarit. Në vijim të hetimeve të kryera u bë e mundur gjetja e bllokimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit, automatik model 56 së bashku me dy krëhëra, të cilët, pas ngjarjes ishin hedhur në një kanal nga autori. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar banesës së Ramillit, u gjetën e u bllokuan në cilësinë e provës materiale edhe 5 krëhëra automatiku (pa fishekë), 2 kapsolla detonatorë dhe 1 pistoletë elektrike të cilat i mbante pa leje.
Motivi
Pesë vjet më parë, në një grabitje me armë, u vra në banesën e tij shtetasi Jaho Smoqi, daja i Nazmi Rramillit. Megjithë hetimet e zhvilluara, kjo ngjarje mbeti i pazbardhur plotësisht. Atëherë, disa persona me maska hynë në banesën e Smoqit, e cila ndodhet në lagjen “Katër Rrugë” të komunës së Xhafëzotajt, duke e masakruar dhe marrë një sasi të konsiderueshme parash. Duket se kjo ka qenë edhe shtysa që e ka detyruar 28 vjeçarin që pas 5 vitesh, të hakmerret për dajën e tij. Sipas burimeve në grupin hetimor, Nazmiu, i cili kishte disa kohë që ishte përfshirë në shërbimin ushtarak me pagesë, ka identifikuar si të implikuar në vrasjen e njeriut të afërm Hysen Begën, dhe ka vendosur të hakmerret. Ai e qëlloi me 6 plumba automatiku, duke e lënë të vdekur në vend mbrëmjen e së enjtes. Tashmë Nazmi Rramilli është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale të "vrasjes me paramendim" dhe "mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake".
17 Maj 2008