Të arrestuarit e Gërdecit: Nuk kemi përgjegjësi
Tre të arrestuarit si shkaktarët e tragjedisë së 15 marsit në Gërdec, në periferi të Tiranës, kanë mohuar akuzat para grupit hetimor. Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxhozi kanë kundërshtuar çdo akuzë që u është adresuar, duke hedhur poshtë pretendimet se kanë abuzuar me lejen e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes për demontimin e municioneve në afërsi të kryeqytetit. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë dje se kanë pyetur sërish ish-drejtorin e kompanisë së shitblerjeve të municioneve MEICO, Ylli Pinarin. Ai ka deklaruar se ka zbatuar vetëm kontratën që i është paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa ka kontraktuar një shoqëri private për sigurinë teknike. Si pasojë e sigurisë teknike, pasi në "fabrikën e vdekjes" punonin edhe fëmijë, organi i akuzës deklaron se ka prova të pakundërshtueshme se Ylli Pinari ka shkelur kontratën, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur. Por akuza e korrupsionit ende nuk është vërtetuar nga grupi prej 16 prokurorësh dhe hetuesish dhe për pasojë ish-drejtorit të MEICO-s nuk iu sekuestruan pasuritë. Burime nga akuza qendrore thanë se kanë verifikuar verifikuar disa prona në emër të Ylli Pinarit, por të gjitha janë fituar pas privatizimeve. Ndërkohë, në pyetje janë marrë edhe Mihal Delijorgji dhe kunati i tij Dritan Minxhozi, të cilët kanë mohuar çdo lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, në lidhje me fitimin e tenderit për demontimin e municioneve në Gërdec. Por, organi i akuzës deklaron se veprimet e ish-ministrit Mediu, për realizimin e procesit të çmontimit të municioneve, ka dyshime se te nëpunësit dhe ushtarakët, vartës të tij, është krijuar përshtypja për një proces të parregullt, ku ish-ministri kishte interesa të veçanta dhe se për realizimin e tyre, ai po shpërfillte aktet ligjore dhe nënligjore. Prokuroria deklaron se ish-ministri ka vepruar në kundërshtim me ligjin në miratimin e akteve të tjera nënligjore, lidhur me çmontimin e municioneve të kalibrave nga 20-152 mm. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në uljen e nivelit të sigurisë dhe në rritjen e shkallës së rrezikut për pasoja të rënda në procesin e çmontimit të municioneve.
Ndërkohë, ekspertët e prokurorisë kanë përcaktuar se në depon e armatimit në Gërdec ndodheshin 15 mijë predha dhe 500 tonë barut, armatim që mund të përdorej edhe për një luftë civile. Punishtja e çarmatimit të Gërdecit, më 15 marsin e shpërthimit tragjik kishte të magazinuar sasi të frikshme municionesh, tonelata baruti dhe qindra predha. Vatra e tragjedisë, sipas burimeve, është 10 metra në brendësi të hyrjes kryesore, ose atje ku gjendej porta e punishtes së çmontimit. Ndërkaq hetuesit kanë sekuestruar disa kaseta filmike në momentin e shpërthimit dhe po analizohen efektet që ka prodhuar shpërthimi në shtëpitë përreth. Ndërsa hetimet po vazhdojnë me mbledhje deklaratash, marrje në pyetje si dhe sekuestrim dokumentesh.