E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të arrestuarit e Hipotekës,edhe tre muaj në paraburgim

TIRANE - Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës kërkoi zgjatjen e afateve hetimore edhe me tre muaj të tjerë për dosjen e zyrtarëve të arrestuar në Hipotekën e Tiranës. 

Lajmi konfirmohet nga burime të organit të akuzës, të cilat thanë se kanë vendosur të zhvillojnë hetime edhe për tre muaj të tjerë pas zbulimit të episodeve të reja të abuzimit nga zyrtarët e arrestuar të Hipotekës gjatë aksionit të koduar me emrin "Furtuna". Menjëherë pas arrestimit të pesë personave në prill të këtij viti, në Prokurorinë e Tiranës pas një lumi denoncimesh kundër zyrtarëve të Hipotekës, të cilët u kallëzuan penalisht nga dhjetëra qytetarë për vjedhjen e pronave të tyre përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Të akuzuarit e dosjes penale për korrupsion kundrejt falsifikimit të dokumenteve të pronave janë tre specialistët e Hipotekës Artan Mehmeti, Ramiz Hykaj dhe Enton Babameto, dy personat e akuzuar si sekserë Veiz Senko e Halil Hima, si dhe oficerin i policisë, Dali Hakorja, i cili është liruar nga paraburgimi pak kohë më parë me vendim të Gjykatës së Lartë. Pesë të arrestuarit tjerë të dosjes "Furtuna" duhet të qëndrojnë edhe tre muaj të tjerë në paraburgim derisa Prokuroria të përfundojë hetimet për të gjitha abuzimet e kryera prej tyre në mënyrë që më pas dosja të dërgohet në gjykatë.                                  t.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›