Topi: Kuvendi të thotë ‘po’ ose ‘jo’
Presidenti Topi i kërkon Kuvendit të fusë në procedura parlamentare dekretimin e 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Blendi Fevziu
Sipas tij, detyra e Kuvendit është të japë ose jo pëlqimin për këto kandidatura. Në një intervistë në "Opinion", ai flet edhe për marrëdhëniet me kreun e Kuvendit si dhe për ndryshimet kushtetuese.
A ka përplasje mes institucionesh tani?
Unë kam informacion që duhet konfirmuar, më shumë informacionin e kam konsoliduar nga reagimi që ka pasur sot kryetari i PS-së lidhur me dekretimet për 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë. Këtu ka disa raporte kushtetuese të detyrueshme për t'u zbatuar, që përcaktojnë dhe funksionin ekskluziv të institucioneve. Presidenti ka detyrimin kushtetues që të dekretojë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe këtë ia dërgon Kuvendit të Shqipërisë. Veprimi i parë në nenin 136 të Kushtetutës e detyron Parlamentin të japë pëlqimin ose jo.
A ju obligon një ligj i Gjykatës Kushtetuese i janarit 2005 që të merrni parapëlqimin e Parlamentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese?
Absolutisht jo. Është neni 136 që flet qartë për ekskluzivitetin e dërgimit në Parlament të dekreteve.
Ju keni të drejtën vetëm t'i dërgoni dekretet në Parlament dhe Parlamenti të thotë po apo jo...
Absolutisht. Parlamenti vepron me një rregullore. Unë kam qenë shumë familjar me atë rregullore. Është neni 26 i rregullores që presupozon futjen automatike të dekreteve të presidentit pa marrë në konsideratë ngarkesën në programin e punës së Parlamentit, pra ka precedencë. Është neni 111 i rregullores, që detyron që dekretet e presidentit të shkojnë menjëherë në Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe është ky komision që shikon përputhshmërinë sipas kritereve që duhet të ketë ligji për t'u zbatuar dhe vetëm atëherë kalon në seancë plenare për të dhënë ose jo pëlqimin. Jam në ndjekje të situatës.
Nëse presidenti voton negativisht, ç'ndodh?
Ndodh që presidenti çon një kandidaturë tjetër.
Një rast i ngjashëm ka qenë me zonjën Gaba...
Jo, ka qenë një rast tjetër që kandidatura nuk është marrë në konsideratë për t'u futur në seancë. Kishte të dhëna relativisht të besueshme që nuk meritonte të futej. Por këtu ka pasur një pozicionim të gabuar të Parlamentit, i cili mund t'i thoshte jo kësaj kandidature, por jo të mos futej në procedurë, sepse duhet të respektohet procedura konstitucionale.
Fakti që Presidenti do zgjidhet me 50+1 e dobëson atë?
Mendoj se institucioni i Presidentit kur të zgjidhet me një maxhorancë të thjeshtë, do jetë patjetër dipendent i maxhorance të thjeshtë. Formacioni politik që fiton zgjedhjet politike ka shansin të zgjedhë kryeministrin, qeverinë, kryetarin e Parlamentit, presidentin dhe nga këto institucione burojnë të gjitha institucionet e tjera. Ajo luftë për institucione të pavarura ka shansin më të dobët relativisht me sot që të ketë institucione të politizuara dhe unë nuk e di ku kanë shkuar të gjitha ato debate politike që janë realizuar deri më sot.
A ndiheni i fyer apo i prekur që nuk jeni konsultuar?
Absolutisht.
Ka pasur një deklaratë të zonjës Topalli, që Presidenti është thjesht për ceremonial?
Është shumë e rëndësishme deklarata në funksion të kohës. Pse është bërë në atë kohë? S'ka pasur thjesht prononcime nga personazhe politike, por edhe inkursione të drejtpërdrejta, ku presidenti nëpërmjet disa propozimeve nga një grup i vogël njerëzish që hidheshin në Komisionin e Ligjeve, kërkohej t'i hiqeshin kompetencat dhe ndoshta deklarata të tilla mund të vinin në kontekstin e këtyre inkursioneve. Këto janë çështje të rëndësishme. Nëse klasa politike do bëjë 115 vota për të ndryshuar kompetencat mund t'i bëjë dhe presidenti është i detyruar t'i zbatojë ato kompetenca që i jepen. Ndërsa për ceremonialin ti e di që ne jemi qytetarë të vjetër të Tiranës, dimë ta paraqesim shumë mirë edhe ceremonialin, por unë në natyrën time kam qenë më shumë funksional se sa ceremonial, por kur duhet ta bëj edhe ceremonialin di ta bëj shumë mirë.
Ka marrëdhënie të tensionuara mes jush dhe zonjës Topalli?
Në mënyrë të dukshme jo.
Po të padukshme?
Këtë nuk e di.
Xhafaj: Ja nenet që shkeli Topalli për Gjykatën e Lartë
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, gjatë një prononcimi për TV ORA deklaroi se, “Kryetarja e Kuvendit për mospërfshirjen e dekreteve të Presidentit ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”. Xhafaj deklaroi se, Topalli ka shkelur nenin 111 të Rregullores së Kuvendit, ku kërkohet që dekretet e kreut të shtetit duhet të shqyrtohen brenda shtatë ditëve në Komisionin parlamentar të Çështjeve Ligjore. “Në rastet kur në Kushtetutë parashikohet dhënia e pëlqimit nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit ia kalon kërkesën Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 7 ditëve shqyrton nëse kandidaturat i plotësojnë kriteret ligjore. Kuvendi shqyrton kërkesën për dhënien e pëlqimit në seancë plenare brenda dy javëve nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe, nëse kërkohet nga të paktën një kryetar grupi parlamentar, zhvillohet debat për të”, thuhet në pikën 6 të nenit 111 të Rregullores. Kjo është edhe procedura që duhej të ndiqej nga ana e komisionit. Xhafaj, ndërkohë bëri dje të ditur se “Kryetarja e Kuvendit ka shkelur edhe nenin 22 të Rregullores, ku dekretet e Presidentit futen menjëherë në programin e punës”. Në të njëjtën kohë, Xhafaj akuzoi dje Topallin dhe në lidhje me mosdekretimin e një anëtari të KLD-së. “Ka pesë muaj që po mban peng vendin e një anëtari të KDL-së dhe se Kuvendi nuk e ka zgjedhur. Brenda 25 ditëve nga mbarimi i mandatit të anëtarit të KLD-së, Kuvendi duhet të zgjedhë një anëtar tjetër”, theksoi Xhafaj. Ai theksoi se kjo përplasje vjen nga konflikti mes Topallit dhe Presidentit Topi.
Dekreti i Gabës
Në vitin 2006, presidenti Moisiu dekretoi Gjinovefa Gaba për postin e anëtares së Gjykatës së Lartë. Kjo procedurë u bllokua, pasi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkoi verifikim të kandidaturës së saj, të punës së kryer. Dosjen Gaba, Topalli ia dërgoi ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Aldo Bumçi, për të realizuar procesin e verifikimit të Gabës, e cila kohë më parë ishte kryetare e Gjykatës e Apelit të Vlorës. Ai dërgoi një ekip kontrolli atje në Vlorë, duke realizuar një proces verifikimi të punës së saj. Kjo gjë solli reagime të ashpra nga ana e përfaqësuesve të opozitës, të cilët pretendonin se kreu i Kuvendit nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime në axhendën e këtij institucioni. Por si përfundim kandidatura e saj nuk u hodh për votim, për shkak të raportit që realizoi Ministria e Drejtësisë.
Dekretet e Topit, Rama: Mocion shkarkimi Topallit
Dekretet e Presidentit Topi për pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë përplasin liderin e PS-së, Rama dhe kryeparlamentaren Topalli.
Aristir Lumezi & Bledar Hoti
Rama akuzoi dje Topallin për bllokim të dekreteve, duke theksuar se kryeparlamentarja po merr dhe kompetencat e kreut të shtetit. Ndërsa Topalli i cilësoi të pavërteta akuzat, duke theksuar se, me këto qëndrime Rama po kërcënon me bllokim të procesit të reformës në sistemin e drejtësisë.
Akuzat e Ramës
Socialistët do kërkojnë mocion për shkarkimin e kryetares së Parlamentit. Kreu socialist, Edi Rama, denoncoi dje shkeljet që kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë sipas tij, me mosvotimin e dekreteve të presidentit. Në emër të Partisë Socialiste, Rama gjatë një konference për shtyp në selinë rozë deklaroi se, Topalli ka shkelur detyrën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë lidhur me 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë, emrat e të cilëve janë dekretuar së fundmi nga Presidenti i Republikës.
“Jashtë çdo norme kushtetuese dhe jashtë çdo kornize të shtetit të së drejtës, në shkelje flagrante të funksionit të saj si spikere e Parlamentit, Jozefina Topalli ka cenuar rëndë liritë themelore të 5 shtetasve të Republikës së Shqipërisë. Këta shtetas janë 5 kandidatë të dekretuar nga Presidenti i Republikës si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Emrat e tyre Jozefina Topalli ia ka çuar policisë në kuptimin e plotë të fjalës”, u shpreh Rama. Sipas tij, kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme, prova të pafajësisë së tyre, ndaj Topalli ka kapërcyer jo vetëm çdo kufi të ligjit, por edhe të imagjinatës. Rama ka akuzuar Topallin se po merr kompetencat e kreut të shtetit. “Pasi i ka mbajtur këta emra në sirtar, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, e cila dekreteve të presidentit u jep përparësi në shqyrtim dhe duke vonuar jashtë çdo kufiri kohor të arsyeshëm, zëvendësimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që praktikisht është bllokuar, zonja Topalli ka marrë kompetencat e kreut të shtetit dhe ka dhunuar personalitetin njerëzor e profesional të 5 njerëzve të ligjit që Kushtetuta i mbron nga veprime të tilla policeske”. Në emër të PS-së, Rama i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të distancohet nga ky akt. “I bëjmë thirrje Berishës që të distancohet nga ky akt i pashembullt, deformimi i funksionit të spikeres së Parlamentit dhe të kërkojë nisjen e menjëhershme të procedurave parlamentare për votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës”.
Qëndrimi i Topallit
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentares Topalli në lidhje me akuzat e ngritura nga ana e liderit të PS-së, Edi Rama. Nëpërmjet zëdhënëses të saj, Suela Ruseti, Topalli i ka cilësuar si të pavërteta qëndrimet e Ramës, duke deklaruar se, nuk ka dekrete të bllokuara nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeparlamentarja u shpreh se, Rama me këto qëndrime kërkon që të minojë procesin konsensual për reformën në sistemin e drejtësisë.
“Në një prononcim të vetin për shtypin, kryetari i PS-së, zoti Rama, ka kërcënuar shqiptarët me prishjen e paktit për drejtësinë, me bllokim të reformave dhe me mocion mosbesimi për kryetaren e Kuvendit, për shkak të bllokimit që kryetarja e Kuvendit i paska bërë një procedure të brendshme parlamentare, e cila lidhet me emërimin në detyrë të pesë kandidatëve të propozuar për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë. Meqenëse kërcënimi nuk i bëhet thjesht dhe vetëm kryetares së Kuvendit, por gjithë procesit të reformave, në emër të saj kam dalë për të përgënjeshtruar akuzat fals”, deklaroi zëdhënësja Ruseti. Sipas saj, nga Presidenti i Republikës i janë drejtuar Kuvendit pesë dekrete për emërim të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe se procedura po vazhdon normalisht. “Nga ana e kryetares së Kuvendit janë marrë të gjitha masat për kalimin e tyre në procedurë me të gjithë përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë, me të cilat momenti historik ngarkon sot Kuvendin. Ju deklaroj publikisht se nuk ka asnjë dekret të bllokuar, nuk ka asnjë lloj vonimi apo tejkalim afati. Ka vetëm respektim të Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit”, u shpreh Ruseti. Për kryeparlamentaren, ripërtëritja e Gjykatës së Lartë për shkak të mbarimit të mandateve të një numri gjyqtarësh është, padyshim, shans historik për shtetarët e përgjegjshëm të këtij vendi, me qëllim që gjyqësorit t’i japim shpresën e pastrimit nga e keqja, padrejtësia, korrupsioni. “Me përzgjedhjen e tij, në përputhje me Kushtetutën, Kuvendi t’i japë pushtetin gjyqësor njerëzve që garantojnë Kuvendin dhe qytetarët e këtij vendi, se do ta ushtrojnë atë me vetëdije dhe me bindje të verbër ndaj ligjit dhe jo individit. Garancinë për këtë nuk mund ta japë Edi Rama apo shokët e tij. Garancinë e japin kandidatët nëpërmjet kurrikulumit të tyre të panjollë”, thekson Topalli në deklaratën e saj. Prandaj, sipas Rusetit, kryetarja e Kuvendit veprimet paraprake i ka kryer në përputhje të plotë me detyrën. “Kryetarja e Kuvendit nuk cakton apo heq gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Eshtë Kuvendi që e bën këtë”, vijoi Ruseti.
Dekretet e Topit
Zamir Poda
i dekretuar më 12 maj
Kristaq Traja
i dekretuar më 12 maj
Medi Bici
i dekretuar më 12 maj
Altina Xhoxhaj
i dekretuar më 22 maj
Artan Zeneli
i dekretuar më 22 maj
Tusha dhe vendimi i Kushtetueses
Kushtetuesja i dha të drejtën Kuvendit në lidhje me procedurën për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, apo të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi, që në vitin 2004 dominohej nga ana e socialistëve, si maxhorancë rrëzoi dekretin e presidentit Moisiu për kandidaturën e Vitore Tushës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Pas këtij rrëzimi, presidenti i atëhershëm iu drejtua gjykatës më supreme në vend për të interpretuar nëse Kuvendi gëzon të drejtën për të rrëzuar dekretet apo jo, që lidhen vetëm me dhënien e pëlqimit. “Kuvendi i Shqipërisë në rastet e shqyrtimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ka kompetencë të shqyrtojë jo vetëm përmbushjen e kritereve formale, por të shqyrtojë edhe meritën e emërimit të tyre. Për rrjedhojë, Kuvendi i Shqipërisë ka kompetencë të japë ose jo pëlqimin për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, thuhet në vendimin e datës 18 maj të Kushtetueses.