Xhenifer Aniston mendon të rikthehet me Bred Pit
Nuk mundet ta harrojë edhe nëse ka përkrah një tjetër mashkull. Bred Pit mbetet i vetmi për Xhenifer Aniston, pavarësisht thashethemeve të fundit se ajo është në lidhje me Gerard Butler, me të cilin ka luajtur në filmin “Bounty Hunter”. Ajo nuk humbet rastin pa folur për ish-bashkëshortin dhe kjo ka ndodhur edhe në Londër. “Nuk mendoj se është gjë e keqe të rikthehesh me një ish. Ndodh ndonjëherë...”, tha ajo për “Daily Mail”. Për shumë persona Bred është thjesht një obsesion i Xhenifer. Ata janë ndarë prej 5 vitesh dhe ai ka një partnere, një familje të madhe, dhe Aniston pohon se mendon shpesh për ish-bashkëshortin. Në fakt, sa herë që intervistohet, përfundon duke folur për të. Ka qenë e suksesshme edhe në filmin më të fundit ku luan me të fejuarin Gerard Butler me të cilin u fotografua krah për krah. Disi e zhgënjyer, Aniston u shpreh: “Nuk ka asnjë gjë të keqe të kthehesh me ish-in”. Gerard menjëherë ndërhyri për të thënë: “Nuk mendoj se është diçka e mirë të rikthehesh me ish-in. Unë e kam bërë dy herë dhe nuk funksionoi”. Ndërkohë, mesazhi duket sikur i drejtohet Bredit. Kush ka veshë për të dëgjuar...
16 Mars 2010