Riçard Gir: “Shkak i martesës së dështuar me Kraford, diferenca në moshë”
Për herë të parë ka rrëfyer për martësen e dështuar dhe shkakun pse ajo nuk zgjati më shumë se tri vjet. Aktori Riçard Gir ka qenë i martuar me top-modelen Sindi Kraford, por fundi i kësaj lidhjeje nuk rezultoi i lumtur. Ylli filmave “Pretty Woman” dhe “Runaway Bride”, i cili u martua me Kraford në Las Vegas në vitin 1991, u nda nga ajo pas tre vitesh dhe vetëm tani guxon të thotë se shkak i ndarjes ishte diferenca në moshë. “U martova me të pasi nuk doja kurrsesi ta humbisja. Por ne nuk kishim një martesë të përkryer, nuk ndodhi ashtu siç dëshiruam të dy. Martesa është të ecni në rrugë në të njëjtin drejtim”, ka thënë Gir duke dhënë në të njëjtën kohë vlerësime pozitive për ish-partneren.
16 Mars 2010