Bakiu te Shkumbini, por Bylisi nuk i jep kartonin
Futbollisti Endri Bakiu ka përfunduar kontratën me Bylisin dhe ka kaluar tek Shkumbini, por për aktivizimin në kampionat e pengon kartoni i federimit. Ky i fundit, sipas pretendimeve të vetë lojtarit në FSHF, në mënyrë të pakuptimtë nuk lëshohet nga klubi ballshiot. Nisur nga kjo, Bakiu ka vendosur ta kalojë çështjen si objekt i shqyrtimit të Disiplinës. Ky komision pritet të mblidhet sot në orën 10:00, në ambientet e federatës. Ndërkohë, pritet që sot të shqyrtohet edhe një tjetër çështje, pikërisht e ish-lojtarit të Bylisit, Gentian Muça, i cili ka probleme me klubin e Tiranës. Ai ka kërkuar prishjen e kontratës, për shkak të mosrespektimit të saj nga bardheblutë.