E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset me Drogbanë, Lorik Cana thyen dorën

 

Lorik Cana merr “goditjen” e parë në Premier League. Mesfushori kuqezi ka luajtur për më shumë se një orë me dorë të thyer, por nuk ka pranuar të zëvendësohet. Lajmi i dëmtimit është konfirmuar gjatë pushimit të pjesës së parë, por mesfushori kuqezi nuk ka pranuar të zëvendësohet. Një përplasje, gjatë një dyluftimi me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba ka sjellë edhe thyerjen e një kocke të dorës së futbollistit që në pjesën e parë të takimit. Për shëndetin e futbollistit është shqetësuar shumë edhe trajneri i skuadrës së Sanderlend Stiv Brus. Në një prononcim për mediat angleze ai ka pohuar se Cana do t’i nënshtrohet një vizite me rreze X para se të jepet edhe konfirmimi mbi dëmtimin. “Loriku mund të ketë thyer dorën. Ai do t’i nënshtrohet disa vizitave para se të japim saktësisht se sa i rëndë ose anasjelltas është ky dëmtim për të. Gjithsesi di të them se gjatë pushimit të ndeshjes Cana ndjente dhembje por ishte i gatshëm gjithsesi për të luajtur ndaj edhe unë nuk e zëvendësova”, ka pohuar trajneri i Sanderlendit. Burime pranë futbollistit kuqezi pohojnë dëmtimin por konfirmojnë se kjo gjë nuk do ta ndalojë atë që të jetë i gatshmë për trajnerin e tij në ndeshjen e së shtunës ndaj Bllekbërnit. Sanderlendi ka një tjetër shans për të marrë tri pikë në fushën e vet pas humbjes së të martës ndaj Çelsit të Karlo Ançelotit me rezultatin 3-1. Ishin pikërisht vendasit që kaluan në avantazh të parët me anë të sulmuesit të tyre Darren Bent por më pas Blutë e Londrës u kundërpërgjigjën me anë të Lampard, Balak dhe Deko. Mesfushori shqiptar luajti për 90 minuta lojë por pa shkëlqyer sikundër në ndeshjen e parë të kampionatit anglez Bolton-Sanderlend (0-1).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›