E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dehur me hashash, veprime të turpshme me shoqen

Prokuroria mbylli hetimin për 3 persona që për tri ditë me radhë, abuzuan seksualisht me një adoleshente 15- vjeçare

Fillimisht personat dyshoheshin se e kishin rrëmbyer dhe më pas përdhunuar vajzën e denoncuar si të zhdukur nga familja


TIRANË- Tre të rinj të dyshuar fillimisht për heqje të paligjshme të lirisë dhe përdhunimin e një vajze, në kryeqytet, duhet të përgjigjen për kryerjen e veprave të turpshme ndaj saj, përpara gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet. Prokuroria, pas tre muajsh hetimi, mbylli veprimet procedurale, ndaj tre të rinjve, Jah Metaliaj 24 vjeç, Saimir Prenga dhe Taulant Neçaj, mbi të cilët rëndon akuza e veprimeve të turpshme ndaj një minoreneje. Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë që pohojnë se dosja tashmë është depozituar në gjykatën e Tiranës dhe çështja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Martin Deda. Të tre të pandehurit, sipas kërkesës për gjykim, janë hetuar në gjendje të lirë me masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" dhe po me këtë masë sigurie të tre të pandehurit do të gjykohen nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet.
Mësohet se kallëzimi ndaj tre të pandehurve është kryer nga prindërit e 15- vjeçares e cila prej dy ditësh nuk ishte kthyer në banesë, duke qëndruar me të pandehurit në një shtëpi private.
Pas kallëzimit, policia arriti të identifikojë vend strehimin dhe më pas ka organizuar operacionin për arrestimin e tyre me datë 20 janar 2010, pasi dyshohej se vajza ishte rrëmbyer. Tre ditë pas arrestimit, me kërkesë të organit të akuzës, gjyqtari i gatshëm që shqyrtoi kërkesën për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë, vendosi lirimin e tyre duke i caktuar masën shtrënguese "detyrim për paraqitje". Sipas kërkesës për gjykim, me 20 janar 2010, pranë Komisariatit të Policisë nr.4 prindërit e 15- vjeçares kanë denoncuar për zhdukjen e vajzës së tyre, duke hedhur dyshime për rrëmbimin e saj. Po atë natë, policia mundi të gjeje dhe të identifikojë vend strehimin e 15- vjeçares duke kryer edhe arrestimin e shokëve të saj. Pas arrestimit të tre të rinjve, vajza ka treguar të gjithë ngjarjen, duke hedhur poshtë dyshimet e ndonjë rrëmbimi të mundshëm, pasi vajza ka rrëfyer se kishte shkuar me dëshirë në banesën e shokëve të saj.
"Gjatë fazës hetimore, është arritur të provohet se me 18 janar 2010, rreth orës 11:30 të paradites adoleshentja sapo kishte mbaruar mësimin dhe ishte nisur për në banesën e saj. Në kohën që ndodhej në rrugën "Don Bosko" duke ecur në drejtim të banesës së saj, pranë trotuarit është afruar një veturë "Mercedez- Benz" me targa "TR 1251 I". Në të, sipas dosjes, ndodheshin tre të rinjtë që e ftuan shoqen ta shoqëronin me makinë, ndërsa vajza pranoi. Rrugës, ata kanë propozuar të shkonin në banesën e njërit prej të pandehurve për të konsumuar hashash dhe pijë alkoolike. Edhe ky propozim nuk është refuzuar nga vajza dhe tre djemtë dhe ajo përfunduan në banesën e njërit prej të pandehurve, duke pirë cigare hashash dhe alkool. Pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme të alkoolit, cigareve dhe drogës, të rinjtë kanë vazhduar duke u zhveshur dhe prekur në vende intime të njëri-tjetrit. Pas dy dite qëndrimi, vajza është gjetur nga policia dhe ka pranuar se ka qëndruar me dëshirë me të pandehurit. Ata sipas saj s'kishin ushtruar dhunë seksuale por vetëm prekje në vendet intime. Kjo për prokurorin përbën vepër penale për të cilën tashmë do të përgjigjen tre të rinjtë me banim në kryeqytet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›