Një tërmet i fuqishëm goditi Kilin

Nga Express më 03 janar 2011 në ora 17:00
Një tërmet i fuqishëm prej 7.1 shkallë të Rihterit ka goditur pjesën qendrore të Kilit.
Fillimisht, autoritetet nuk kanë raportuar viktima apo dëme materiale.
Megjithatë, shumica e banorëve të viseve bregdetare i kanë braktisur shtëpitë nga frika e cunamit, edhe pse nuk është lëshuar një paralajmërim i tillë.
Në shkurt të vitit 2010, tërmeti që e goditi zonën e njëjtë shkaktoi një cunami, i cili i shkatërroi qytetet bregdetare dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 500 njerëzve.