Të dielën, 1 milion e 740 mijë maqedonas në votime
Në Maqedoni, më 12 prill, me iniciativën e partisë opozitareshqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe me mbështetjen egrupimit më të madh parlamentar të VMRO-DPMNE-së në pushtet, uvetëshpërnda parlamenti, duke i hapur kështu rrugën mbajtjes sëzgjedhjeve të parakohshme.Këto zgjedhje mbahen më një qershor dhe janë të parat zgjedhje tëparakohshme që nga pavarësimi i Maqedonisë, në fillim të vitevenëntëdhjetë.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) caktoi periudhën 11 - 30 majpër zhvillim të fushatës parazgjedhore.Zgjedhjet do të mbahen sipas modelit proporcional në gjashtë njësizgjedhore dhe në to të drejtën e votës do ta kenë mbi një milion e740 mijë qytetarë.Sipas kodit zgjedhor të vendit, KSHZ-ja duhet t'i shpallë rezultatetzyrtare 24 orë pas mbylljes së vendvotimeve të cilat hapen në orënshtatë dhe mbyllen në orën 19 të mbrëmjes.Partitë dhe koalicionet kanë paraqitur 20 lista zgjedhore, por KQZ-jarefuzoi të regjistrojë vetëm njërën prej tyre.Kuvendi i MaqedonisëKuvendi është njëdhomësh dhe përbëhet nga 120 deputetë të cilëtzgjidhen me mandat katërvjeçar.Secila nga gjashtë njësitë përfaqësohet me nga 20 deputetë. Nga viti1994 kjo do të jetë legjislatura e pestë e parlamentit maqedonas.Në zgjedhjet e fundit në vitin 2006 VMRO-DPMNE fitoi 33% për qind tëvotave ose 45 deputetë; LSDM-ja 22% ose 32 vende, Bashkimi Demokratikpër Integrim - 12 % ose 17 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare 7%ose 11 vende. Pesëmbëdhjetë vendet e tjera u takuan forcave më tëvogla maqedonase.Forcat kryesorePritet që edhe në këto zgjedhje fjalën kryesore do ta kenë katërparti: VMRO-DPMNE dhe LSDM, në bllokun e partive maqedonase, kurse nëmesin e shqiptarëve prijnë Bashkimi Demokratik për Integrim dhePartia Demokratike Shqiptare.Përcaktimet programoreBashkimi Demokratik per Integrim (BDI)Është formuar në vitin 2002, tre muaj para zgjedhjeve nga të cilatdoli si partia kryesore e shqiptarëve në Maqedoni.BDI edhe në zgjedhjet e fundit, në vitin 2006, fitoi shumicën evotave në mesin e elektoratit shqiptar, por partia VMRO-DPMNE,fituese në bllokun maqedonas, ftoi aleaten e mëhershme, PartinëDemokratike Shqiptare, që të krijojnë qeverinë.Partia e zotit Ahmeti ka arsyetuar nismën për shpërndarjen eparlamentit dhe zgjedhje të parakohshme me paaftësinë e koalicionitqeverisës në largim që t'ju japë zgjidhje problemeve të Maqedonisë,përfshirë këtu edhe integrimin euro-atlantik dhe çështje tëkarakterit ndëretnik.Platforma zgjedhore e saj, nën moton "Me ne - fitimtarë",përqëndrohet në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, çështjeekonomike, rritjen e investimeve të jashtme, hapjen e vendeve të rejatë punës, dhe integrimin euro-atlantik të vendit.BDI angazhohet për përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.Parti Demokratike Shqiptare (PDSh)Është krijuar para pesëmbëdhjetë vjetësh dhe deri më vitin 2007 ështëdrejtuar nga Arbën Xhaferi. Pas tërheqjes të tij, në këtë post erdhiMenduh Thaçi.Vlerësohet se paraqitja e saj ka dinamizuar jetën politike tëshqiptarëve në Maqedoni.Kjo parti është aleate e VMRO-DPMNE-së dhe si e tillë ka marrë pjesënë dy qeveritë e drejtuara prej saj - atë pas zgjedhjeve të vitit1998 dhe në këtë të fundit.Platforma zgjedhore e PDSh-së është "Jungjatjeta" dhe fokusohet nëavancimin e pozitës së shqiptarëve, përmirësimin e situatësekonomike, realizimin e projekteve nga Korridori i Tetë, integrimineuro-atlantik të Maqedonisë dhe njohjen e Kosovës.VMRO-DPMNE(Organiza e Brendshme Revolucionare Maqedonase- PartiDemokratike e Unitetit Kombëtar Maqedonas)Është krijuar në vitin 1990 dhe aktualisht kryesohet nga NikollaGruevski, kryeministër në largim.Mospajtimet në që qeveri lidhur me reformat dhe të drejtat eshqiptarëve, kundërshtitë në parlament, sidomos nga grupimiparlamentar i BDI-së, e shtynë këtë parti që përbën boshtin ekoalicionit aktual qeverisës të mbëshgtesë nismën e partisë shqiptarepër vetëshpërndarjen e parlamentit.Në zgjedhjet e 1 qershorit VMRO-DPMNE i prinë koalicionit prej 18partive të vogla nën moton "Për një Maqedoni më të mirë".Platforma e saj zgjedhore ka si epërsi zhvillimin ekonomik,integrimin në NATO dhe BE, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnikeLSDM (Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë)Është pasuese e Lidhjes së dikurshme Komuniste të Maqedonisë që morikëtë emër në vitin 1991.Në disa legjislatura të parlamentit koalicioni i krijuar nga kjoparti ka pasur shumicën, ndërsa në qeveri ka qenë e përfshirë edhePartia e Prosperitetit Demokratik, forcë kjo që dominoi skenënpolitike shqiptare në Maqedoni gjatë viteve nëntëdhjetë.Pas zgjedhjeve të vitit 2002 kjo parti përfshiu në koalicioninqeverisës edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, qëfitoi në kampin politik shqiptar.Drejtuesi i saj dhe ish-kryeministër Branko Cërvenkovski, paszgjedhjes president, në vitin 2004, u pasua nga Vllado Buçkovski. Injëjti, pas humbjes së zgjedhjeve të para dy vjetëve, u largua përt'ia lënë vendin kryetares aktuale Radmilla Sheqerinska.Në këto zgjedhje LSDM-ja i prinë koalicionit prej pesë partishë tëvogla nën moton "Dielli, koalicion për në Evropë".Premtimet parazgjedhore të kësaj force janë hyrja në NATO dhesigurimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim me të drejta tëplota në BE, rimëkëmbje ekonomike dhe raporte më të mira ndëretnike.