Te fituarit dhe te humburit ne debatin mbi tavanin e borxhit

Ne politiken amerikane Uashingtoni eshte si te thuash ne nje gjendje rimekembjeje pas nje beteje te veshtire lidhur me ngritjen e tavanit te borxhit. Presidenti Barak Obama nenshkroi te marten nje kompromis ne ligj duke bere te mundur qe qeveria te marre me shume borxhe per te permbushur detyrimet e saj financiare ne shkembim te kerkesave te republikaneve per shkurtime te ndjeshme ne shpenzimet qeveritare. Te dyja palet po marrin fryme me lirisht pasi shmangen mos pagimin nga qeveria te borxheve te saj por sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes per ceshtjet kombetare Jim Malone nje beteje tjeter lidhur mbi madhesine e qeverise federale do te zhvillohet pas pak muajsh.
Debati politik lidhur me tavanin e borxhit bllokoi kryeqytetin amerikan per jave te tera dhe kur u arrit kompromisi shumica e analisteve politike ishin te nje mendimi se kerkesat e republikaneve per te filluar shkurtime drastike te shpenzimeve qeveritare kishin shvendosur qendren e gravitetit politik ne Uashington.
Republikanet mendojne se jane ne pozite me te favorshme pasi kerkuan shkurtime te medha te shpenzimeve si cmim per ngritjen e tavanit te borxhit. Shume demokrate jane te shkurajuar dhe ndjehen se bene leshime te shumta per sa i perket shkurtimeve qeveritare madje te zhgenjyer qe presidenti Obama nuk luftoi me shume gjate negociatave.
Debati i borxhit u ndoq nga afer prej publikut amerikan dhe shume te tjere ne mbare boten dhe ata perjetuan ate qe u shnderua ne nje shfaqje shpesh kaotike te demokracise amerikane ne veprim.
Rods Kuk eshte analist me nje pervoje shume vjecare ne mbulimin e debateve politike.
Mendoj se eshte turp kur behet fjale per imazhin tone ne bote. Por kjo eshte menyra se si ka funksionuar qeveria jone vecanerisht gjate 15 ose 20 vjeteve te fundit. Per te mire apo per te keq mes dy partive politike jane shtuar debate te tilla te shoqeruara me rreziqe te medha.
Nga ana tjeter ceshtje te veshtira nuk jane lehte te zgjidhen ne nje Kongres qe perfaqeson deshiren e nje demokracie te madhe e te nderlikuar thote ish ligjvenesi republikan nga Oklahoma Miki Edwards.
Ne jemi demokraci e nje popullate prej 300 milion banoresh dhe me prejardhje shume te ndryshme dhe kjo eshte shume e rendesishme. U moren vendime te veshtira duke debatuar hapur. Ne fund te fundit cdo gje perfundoi mire. Kjo nuk u arrit menjehere por u arrit ne kohe qe qeveria te vazhdonte pagimin e detyrimeve te saj financiare.
Republikanet u ndjene ne pozita te forta pas zgjedhjeve ne Kongres te vitit te kaluar kur fituan shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve madje fituan disa vende me shume ne Senatin e kontrolluar nga demokratet.
Analisti Rods Kuk thote se ligjvenesit e rinj konservatore te mbeshtetur nga levizja Tea Party e shfrytezuan ceshtjen mbi tavanin e borxhit per te zhvilluar debatin mbi ceshtje edhe me te gjera shkurtimet buxhetore dhe madhesine e qeverise qendrore.
Mendoj se me ne fund per here te pare pas shume vitesh ne po shikojme zhvillimin e nje debati baze qe duhet te zhvillohet ne kete vend dhe qe eshte se cfare lloj qeverie duan amerikanet.
Pasi nenshkroi ne ligj kompromisin e arritur nga Kongresi Presidenti Obama iu kthye menjehere ceshtjesh se krijimit te vendeve te reja te punes si dhe nxitjes se zhvillimit ekonomik ceshtje keto me perparesi kryesore per votuesit ne zgjedhjet presidenciale te vitit te ardhshem.
Analisti Kuk thote se zoti Obama kishte shume rreziqe politike ne debatin e tavanit te borxhit. Mospagimi i detyrimeve financiare nga qeveria thote ai mund te kishte demtuar rende ekonomine amerikane si dhe shanset e presidentit per tu rizgjedhur.
Nuk e kam te qarte nese presidenti e forcoi poziten e tij por mund te them se ai nuk e dobesoi ate. Deshtimi i Kongresit per te arritur nje kompromis do ta bente presidentin te dukej keq ne syte e elektoratit vecanerisht si udheheqes i vendit por kjo u shmang.
Por ish ligjvenesi Miki Edwards thote se asnjera pale nuk doli fitimtare nga debati i tejzgjatur mbi tavanin e borxhit.
Politikisht eshte dicka e mahnitshme. Asnjera pale nuk fitoi. Mbeshtetja e publikut si per republikanet edhe per demokratet si per Kongresin edhe per presidetit pesoi renie. Te gjithe humben. Ky proces nuk ishte politikisht pozitiv per asnje prej politikaneve te angazhuar.
Beteja e ardhshme lidhur me shpenzimet qeveritare do te zhvillohet nga fundi i ketij viti pasi nje komision nderpartiak i Kongresit do te beje rekomandime rreth shkurtimeve te metejshme te deficitit gje qe pritet te rifilloje perseri nga e para betejen mes politikaneve te Uashingtonit.
Demokratet po insistojne tashme se ngritja e taksave duhet te jete pjese e diskutimeve te ketij komisioni pikpamje kjo qe republikanet thone se do ta kundershtojne me te gjitha forcat.