E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet një rrjet i pedofilisë në SHBA

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 15:40

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara shkatërruan një rrjet të pedo-pornografisë online.

Mbi 50 persona përfunduan në prangat e autoriteteve federale, nën akuzën e pedofilisë dhe nxitjes së dhunës seksuale ndaj të miturve.

Arrestimet erdhën pas një hetimi federal, të nisur që në 2009.

Rrjeti, sipas kryeprokurorit amerikan, Eric Holder, ishte ndërkombëtare dhe shtrihej në pesë kontinente, në më shumë se 14 shtete.

Të akuzuarit vepronin nëpërmjet një faqe interneti të quajtur, Dreamboard, ku vizitorëve të rinj u kërkohej xhirimi dhe bërja publike e një videoje pedo-pornografike, për të pasur qasje të plotë në të.

Kryeprokurori Holder i përshkroi pamjet si të tmerrshme, që s’kërkojnë koment dhe shtoi se viktimat e rrjetit ishin të gjithë nën 12 vjet, madje kishte edhe foshnje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›