Me hendek kundër emigrantëve ilegalë

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 14:30
Në luftë kundër imigracionit ilegal nga Turqia, Greqia do të ndërmarrë masa më të ashpra: Së shpejti pritet që imigrantët të ndalën nga një hendek, me gjatësi 120 kilometra.
Numri i imigrantëve ilegal nga Turqia në Greqi është shtuar dukshëm dhe Athina e zhytur në një krizë të thellë planifikon hapjen e hendekut, i cili është paraparë që të ndalë imigracionin ilegal në lumin Evros.
Hapja e hendekut 30 metra të gjerë dhe 7 metra të thellë, tashmë ka filluar, ka njoftuar gazeta greke, To Vima.
Kjo gazetë publikoi edhe hartën e shtrirjen e hendekut përgjatë lumit, në anën greke të kufirit.
14.5 kilometrat e para të hendekut tashmë janë hapur në vendin e quajtur Orestiada.